Zelensky mesazh liderëve perëndimorë: Rusia po përdor urinë si kërcënim

Advertisement
Advertisement

Në fjalimin e tij të fundit drejtuar popullit ukrainas, presidenti Volodymyr Zelensky iu referua ndër të tjera bllokadës së porteve të Detit të Zi, që ekspertët thonë se mund të shkaktojë një krizë globale ushqimore.

Kjo për shkak se, para pushtimit Ukraina eksportonte një sasi të madhe të produkteve bujqësore në mbarë botën.

Zelensky përsëriti akuzën

Advertisement
 e tij se bllokada ishte pjesë e një strategjie të qëllimshme nga Moska për të shkaktuar kaos, raporton BBC.

Ai tha se zyrtarët rusë po “kërcënojnë hapur botën se do të ketë zi buke në dhjetëra vende”.

Lexo më shumë  Lavrov mohon masakrën e Reçakuk, e krahason me Buchan

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt udhëheqësve perëndimorë, ai pyeti: “Në çfarë destabiliteti politik dhe fluksi emigracioni do të çojë kjo? Sa do të duhet të shpenzoni atëherë për të kapërcyer pasojat?”

Advertisement

Gjithashtu presidenti bëri të ditur se negociatat për evakuim nga Mariupoli është shumë e vështirë.

“Negociatat shumë komplekse janë duke u zhvilluar për fazën tjetër të misionit të evakuimit, largimin e të plagosurve rëndë dhe mjekëve”, tha ai.”Ne po bëjmë gjithçka për të evakuuar të gjithë të tjerët, secilin nga mbrojtësit tanë”,  tha Zelensky

Lexo më shumë  Paralajmëron udhëheqësi çeçen: Pas Ukrainës, rradhën e ka...

Rruga Press

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.