Lajme

Temperatura të larta. Parashikimi i motit për sot në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Sipas MeteoAlb: Mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta i gjithë territori i vendit ku në zonat malore dhe zona të izoluara në ultësirën perëndimore do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokalë. Orët e mbrëmjes sjellin largim gradual të vranësirave në të gjithë vendin duke ri-sjellë motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si mëngjes, dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare  dallgëzimi mbi 2 ballë.

Lexo më shumë  Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Rajoni dhe Europa

Si pasojë e zhvillimi të një qëndre të fuqishme ciklonare në Jugperëndim të Europës me ndikim deri në brendësi të kontinentit do të sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere në gadishullin Iberik, Europën qëndrore dhe pjesërish në Ballkan. Po ashtu, mbetet me reshje dëbore dhe ngrica situata meteorologjike për vendet Lindore. Ndersa e pjesa tjeter e kontinentit mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.

Kosovë

Në Kosovë deri në mesditë do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Por orët e pasdites do të zhvillojnë vranësirat në territor, duke bërë që të ketë shira të pakët dhe të izoluar. Ndërsa mbrëmja ri-sjell kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta.

Lexo më shumë  Brnabiqi e Vulini në Banja Lukë – tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet shtim gradual i vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në MV. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *