Bota

Zelensky: Lufta do të përfundojë kur..

Presidenti ukrainas ka deklaruar se lufta mund të përfundojë kur Moska të kuptojë se nuk ka më trupa për të humbur, shkruan BBC.

“Do të vijë dita kur numri i humbjeve, edhe për Rusinë, do të kalojë kufirin e lejuar,” tha Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij.

Presidenti ukrainas ka pretenduar gjithashtu se:

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

-Trupat ukrainas vazhdojnë mbrojtjen heroike në rajonin lindor të Donbasit.

-Ditën e djeshme asnjë nga forcat nuk ka shënuar përparime të suksesshme ndërsa vazhdojmë luftimet e ashpra  rreth Severodonetsk, Lysychansk, Popasna.

-Dimri i ardhshëm do të jetë dimri më i vështirë i Ukrainës në historinë moderne, pasi asnjë nga rezervat e gazit apo qymyrit nuk do të mund të eksportohet.

-Përpjekjet diplomatike janë duke vazhduar ndërsa Ukraina kërkon të bashkohet me Bashkimin Europian  dhe vendimi i takon vendeve të BE-së.

-Ukraina do të publikojë një libër që flet për krimet e luftës nga rusë të titulluar “Libri i torturuesve” .

Rruga Press

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s paralajmëron aleatët evropianë: Mund të jeni objektivi i rradhës i Rusisë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *