Bota

Zelensky iu drejtohet trupave ruse në një mesazh video: Nëse dorëzoheni, do t’ju trajtojmë siç trajtohen njerëzit

Gjatë natës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, publikoi një tjetër mesazh video ku shprehu një lloj optimizmi të kujdesshëm për bisedimet e vazhdueshme me Rusinë.

Në ditën e 20 të pushtimit të vendit të tij, Zelensky pretendoi se Rusia kishte filluar të kuptonte se fitorja nuk do të vinte në fushën e betejës.

“Armiku është i hutuar. Ata nuk e prisnin një rezistencë të tillë. Ata besuan në propagandën e tyre, e cila ka gënjyer për ne në dekada. Ata tashmë kanë filluar të kuptojnë se nuk do të arrijnë asgjë me luftë”, tha Zelensky.

Presidenti iu drejtua gjithashtu drejtpërdrejt trupave ruse, duke u thënë që “nëse dorëzoheni para forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç trajtohen njerëzit”.

“Dhe unë dua t’u them ushtarëve rusë. Ata që tashmë kanë hyrë në tokën tonë. Dhe ata që sapo do të dërgohen për të luftuar kundër nesh. Rekrutët rusë! Më dëgjoni me shumë kujdes. Oficerë rusë! Ju tashmë keni kuptuar gjithçka. Ju nuk do të merrni asgjë nga Ukraina. Do të merrni jetë. Ju jeni shumë. Por edhe jeta juaj do të merret. Por pse duhet të vdisni? Për çfarë? Unë e di që ju doni të mbijetoni. Ne dëgjojmë bisedat tuaja në përgjime, dëgjojmë se çfarë mendoni realisht për këtë luftë të pakuptimtë, për këtë turp dhe për shtetin tuaj. Bisedat tuaja me njëri-tjetrin. Thirrjet tuaja në shtëpi për familjen tuaj. I dëgjojmë të gjitha. Ne nxjerrim përfundime. Ne e dimë se kush jeni. Prandaj, unë ju ofroj një zgjedhje. Në emër të popullit ukrainas, ju jap një shans. Mundësi për të mbijetuar. Nëse i dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç supozohet se duhet të trajtohen njerëzit. Si njerëz, me dinjitet”.

Lexo më shumë  Kryeministri pro-rus i Sllovakisë, Robert Fico në spital pas të shtënave me armë

Zelensky shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për redaktoren Marina Ovsyannikova që vrapoi në setin e një programi lajmesh në Channel 1, të kontrolluar nga shteti me një shenjë kundër luftës.

“Unë u jam mirënjohës atyre rusë që nuk reshtin së përpjekuri për të përcjellë të vërtetën. Për ata që luftojnë dezinformimin dhe thonë të vërtetën, fakte reale për miqtë dhe të dashurit e tyre. Dhe personalisht gruas që hyri në studion e Channel One me një poster kundër luftës. Për ata që nuk kanë frikë të protestojnë. Për sa kohë që vendi juaj nuk është mbyllur plotësisht nga e gjithë bota, duke u kthyer në një Kore të Veriut shumë të madhe, ju duhet të luftoni. Ju nuk duhet të humbni shansin tuaj”.

Lexo më shumë  Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti

Sipas Zelensky-t në 19 ditë, ushtria ruse ka humbur më shumë në Ukrainë sesa në dy luftëra të përgjakshme dhe shumëvjeçare në Çeçeni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *