Bota

Zelensky i kërkon NATO-s më shumë ndihmë me mbrojtjen ajrore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte mundësinë e blerjes nga Kievi të më shumë raketave interceptuese për mbrojtjen e saj ajrore .

“Mark Rutte është i informuar mirë për kërcënimet dhe ne i koordinuam përpjekjet tona” në lidhje me vendet që kanë raketa të tilla dhe janë në gjendje të ndihmojnë Ukrainën, shkroi Zelensky në një postim në platformën X.

Lexo më shumë  SHBA-ja planifikon të ndalojë importin e transmetuesve optikë kinezë për AI

“Është thelbësore të eliminohet e gjithë burokracia dhe të merren vendimet e nevojshme politike”, shtoi ai.

Rutte, nga ana e tij, tha pas kësaj bisede se po “diskutonte me aleatët” në NATO se si ata mund të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës mbrojtjen ajrore që i nevojitet “urgjentisht”.

Rruga Press

YouTube player