Bota

Zelensky: Forcat ukrainase ndaluan përparimin e rusëve në lindje të Ukrainës

Volodymyr Zelenskyy tha se forcat ukrainase ndaluan përparimin e rusëve në lindje të Ukrainës.

Presidenti ukrainas deklaroi se forcat që drejton i kanë shkaktuar “humbje të rënda armikut”, raporton skynews.

Lideri i Ukrainës tha se ky informacion vjen nga vija e parë e frontit dhe se forcat ruse nuk mund të përparonin në drejtim të Vuhledar, në rajonin e Donetsk.

Lexo më shumë  Vrasja e palestinezëve është “kënaqësi”: Dëshmi tronditëse nga ushtarët izraelitë në Gaza

“Ushtarët tanë e ndaluan atë, duke i shkaktuar armikut humbje të mëdha: dhjetëra automjete, shumë të vrarë dhe të plagosur”, tha ai.

Zelensky tha gjithashtu se veprimet mbrojtëse rreth qytetit lindor të rrethuar të Avdiivka dhe operacionet sulmuese në jug janë “në vazhdimësi”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Lexo më shumë  Pse 1 miliard dollarë në kontrata energjitike në Ballkan, po shkojnë te një kompani e panjohur e lidhur me Donald Trumpin

Rruga Press

YouTube player