Opinion/Aktualitet

Kryeministri i Shqipërisë, zoti Rama, paralajmëroi sot një vizitë në Kosovë. Ai nuk tha “në Kosovë”, por në Prishtinë. Ka marrë atributet e Vuçiç, i cili në vend të përmendë Kosovën, shqipton fjalën Prishtinë

Nga Enver Bytyci

Kryeministri i Shqipërisë, zoti Rama, paralajmëroi sot një vizitë në Kosovë. Ai nuk tha “në Kosovë”, por në Prishtinë. Ka marrë atributet e Vuçiç, i cili në vend të përmendë Kosovën, shqipton fjalën Prishtinë. Këtë lajm ai e bëri të ditur pas një mburrjeje të pazakontë të tij se “Albin Kurti paska pranuar projektin e tij të Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe” të fillim korrikut 2023, projekt të cilin ai thoshte se e kishte hartuar me ekspertët më të mirë europianë.

Sipas Ramës, ky projekt tashmë është pjesë e atij projekti që kryeministri Kurti e ka pranuar në Bruksel më 26 tetorin e kaluar. Dhe për këtë arsye ai u shfaq sot shumë i lumtur, triumfues ndaj kritikave dhe kritikëve në Kosovë e në Shqipëri. Triumfalisti Rama nuk le rast pa shfrytëzuar për të përligjur si atdhetare marrëdhëniet dhjetëvjeçare të ngushta e miqësore me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Se këto marrëdhënie janë të tilla e dinë të gjithë, edhe zoti Kurti dhe zonja Osmani.

Lexo më shumë  Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

Por çfarë ka ndryshuar dhe pse Rama po rehabilitohet ose vetërehabilitohet? Në bindjen time nuk ka ndryshuar Rama. Ka mundësi që Vuçiç të jetë në fund të udhëtimit të tij politik dhe Edi Rama po e lëshon me shpresë se nuk do ta ndjekë atë nga pas. Por edhe se ai e ka për natyrë që miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij në të keqen i lëshon në momentin që nuk i duhen.

Nga ana tjetër ky projekti i Ramës i publikuar në medie, nëse është edhe projekt i pranuar nga zoti Kurti, është i rrezikshëm, tepër i rrezikshëm për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Nëse është ndonjë tjetër, atëherë kjo i takon zotit Kurti që ta sqarojë. Ai në fakt përmes zëdhënësit të tij, zotit Kryeziu, demantoi që projekti i publikuar i Ramës të jetë edhe ajo çfarë qeveria Kurti ta ketë pranuar. Por duket se kryeministri i Shqipërisë nuk është mësuar me zëdhënës dhe nuk ka kuptuar asgjë nga ajo deklaratë.

Lexo më shumë  Në Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Milosheviç dhe Vojisllav Shejshel!

Prandaj është me vend që zoti Kurti ti përgjigjet drjetpërdrejt homologut të tij shqiptar. Edhe me koston e anullimit të vizitës së tij në Prishtinë. Madje nuk duhet lejuar Edi Rama që pas dhjetë vitesh me thikë në dorë kundër Kosovës, të rehabilitohet tani në fund të karrierës së tij politike! Kjo do ti nxiste edhe politikanë të tjerë që dhjetë vjet të punpjnë për interesat e armikut dhe tre muaj për interesat e atdheut e ta fshijnë tradhtinë e tyre!

Rruga Press

YouTube player