Bota

Zelensky: Forcat ukrainase kanë vrαrë 21 mijë ushtarë të Wagner

21 mijë ushtarë Wagner u vranë nga forcat ukrainase, ndërsa mbi 80 mijë prej tyre u plagosën. Kështu deklaroi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”.

“Wagner ka dy kategori: mercenarët profesionistë dhe ata të mobilizuar nga burgjet, si mish për top. Trupat tona kanë vrarë 21.000 dhe kanë plagosur 80.000. Lajmi i mirë është se ne kemi shkatërruar pjesën më të motivuar të forcave ruse”, tha presidenti ukrainas.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Sipas tij ata vranë shumë nga shokët e tyre, ndërsa thekson se pjesa tjetër e ushtrisë ruse nuk ka motivim dhe është më e dobët.

“Ka shumë njerëz që kanë mbështetur Prigozhin në rrjetet sociale gjatë trazirave, dhe kjo do të thotë se ata po humbasin luftën dhe po fajësojnë njëri-tjetrin.

Ata kërkojnë fajin për humbjet e tyre në Ukrainë. Ne duhet të përfitojmë nga kjo situatë për të larguar armiqtë tanë nga toka jonë.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

Ne besojmë se sot ata nuk janë më në gjendje të bëjnë asgjë serioze kundër Ukrainës, por ne do t’i mbajmë një sy në atë kufi verior”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player