Bota

Zelensky: Dëshira e Macron për të biseduar me Putinin është humbje kohe

Dëshira e presidentit francez Emmanuel Macron për një dialog me Rusinë që synon t’i japë fund luftës nuk është gjë tjetër veçse një “humbje kohe”, sipas homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Do të jetë një dialog i dështuar. Në fakt Macron po humb kohën e tij. Unë kam arritur në përfundimin se ne nuk jemi në gjendje të ndryshojmë pozicionin e Rusisë”, tha Zelensky për gazetën italiane Corriere della Serra në përgjigje të komentit të Macron se konflikti në Ukrainë duhet të përfundojë përmes negociatave.

Lexo më shumë  NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë

“Nëse rusët kanë vendosur të ëndërrojnë për perandorinë e vjetër sovjetike, ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. U takon atyre të vendosin nëse do të jenë pro ose kundër bashkëpunimit me komunitetin e shteteve mbi bazën e respektit të ndërsjellë”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky hodhi poshtë argumentin se ishin sanksionet perëndimore që e shtynë homologun e tij rus Vladimir Putin në izolim ndërkombëtar. “Përkundrazi, ishte vendimi i tij për të shkuar në luftë që e mënjanoi Putinin”, u përgjigj ai.

Qeveria ukrainase ka vendosur sanksione të reja ndaj sektorit financiar të Rusisë në një përpjekje për të dobësuar ekonominë e Moskës gjatë kohës së luftës. Kështu, jo vetëm përfaqësuesit e sistemit bankar në Rusi, por edhe Bursa e Moskës janë tashmë subjekt i masave ndëshkuese të Kievit.

“Sot shteti ynë ndërmori një hap të ri sanksionesh kundër të gjithë atyre që nxisin agresionin rus”, tha Zelensky.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *