Bota

Zelensky bën thirrje për mbrojtje ajore moderne pas bombardimeve ruse

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të furnizojnë vendin e tij me një sistem modern dhe efektiv të mbrojtjes ajrore.

Thirrja e Zelenskit, vjen pasi Rusia goditi objektivat në rajonin Khmelnytskyi të Ukrainës perëndimore të martën në mbrëmje, shkruan CNN.

“Ushtria ruse nuk bën asnjë pushim. Ajo ka një detyrë, të marrë jetë njerëzish, të frikësojë njerëzit, në mënyrë që edhe disa ditë të ndjehen tashmë si pjesë e terrorit. Dhe këtë mbrëmje, Kievi dhe përsëri pothuajse e gjithë Ukraina dëgjuan alarmin”, tha Zelenski.

Lexo më shumë  Gjermania tërheq të dërguarin e saj në Rusi pas një sulmi kibernetik

Ai theksoi se forcat ajrore ukrainase të bënë të mundur rrëzimin e disa prej raketave ruse.

Ndërsa, guvernatori i rajonit të Donetsk i bën thirrje banorëve të largohen, pasi sulmet ruse po intestifikohen, të cilat dita ditës avancojnë.

Dy ditë pasi presidenti Vladimir Putin shpalli fitoren me pushtimin  e një province të Ukrainës lindore thelbësore për qëllimet e tij të luftës, trupat e  Moskës kanë përshkallëzuar ofensivën e në provincën fqinje.

Lexo më shumë  Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Ai pushtoi rajonin e Luhanskut e tanimë vëmendja është në Donetsk.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *