Bota

Zelenski propozon aleancë të re, i kërkon SHBA të bëjë më shumë

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka folur të mërkurën përpara Kongresit amerikan në një lidhje me video, teksa i ka kërkuar të bëjë më shumë duke përsëritur dhe kërkesën për ndalim-fluturimesh mbi hapësirën ajrore të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka folur të mërkurën përpara Kongresit amerikan në një lidhje me video, teksa i ka kërkuar të bëjë më shumë duke përsëritur dhe kërkesën për ndalim-fluturimesh mbi hapësirën ajrore të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës i kërkoi Shteteve të Bashkuara të bëjnë më tepër gjatë “kohës më të errët” për vendin e tij.

“Në ditët më të zeza të vendit tonë, për gjithë Europën, ju bëj thirrje të bëni më shumë. Duhen më shumë paketa sanksionesh, vazhdimisht, çdo javë derisa makineria e ushtrisë rusë të ndalet”, tha Zelenski.

Zelenski foli dhe për mundësinë e krijimit të një aleance të re globale e cila do të mund  t’i kundërpërgjigjej në mënyrë të drejtë konflikteve apo tragjedive natyrore.

Lexo më shumë  Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën – 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Ai shfaqi një video hipotetike ku tregohej se çfarë do të ndodhte nëse Rusia do të arrinte të pushtonte Ukrainë, duke e përmbyllur me frazën “Mbyllni qiellin mbi Ukrainë”.

“Europa nuk ka parë terror të tillë në 80 vite dhe po kërkojmë për një përgjigje nga bota. A është shumë të kërkosh për një zonë ndalim-fluturimi humanitare?”

Më pas ai iu drejtua në mënyrë të drejtpërdrejt presidentit amerikan Joe Biden.

“Unë dua që ju të jeni udhëheqësi i botës. Të jesh udhëheqësi i botës do të thotë të jesh udhëheqësi i paqes”, tha Zelenski.

Sipas tij, lufta po i mohon ukrainasve një të drejtë themelore atë të kalimit në jetën tjetër në momentin që ka ardhur koha, “e jo kur e vendos dikush tjetër, në këtë rast fqinji yt”.

Lexo më shumë  Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Ai e përmbylli fjalën e tij duke i kërkuar të “luftojnë për të drejtën për të vdekur atëherë kur të jetë koha”.

“Paqja e një vendi nuk varet më vetëm nga vetë ai apo populli i tij. Varet nga ata pranë jush, nga ata që janë të fuqishëm. Të jesh i fortë nuk do të thotë të jesh i dobët. Të jesh i fortë do të thotë të jesh i guximshëm dhe gati të luftosh për jetën e qytetarëve të tu dhe qytetarëve të mbarë botës. Për të drejtat e njeriu, për lirinë, për të drejtën për një jetë të denjë dhe të vdesësh kur të vijë koha, dhe jo kur e dëshiron dikush tjetër, fqinji yt”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *