Lajme

Vaji, vezët, sheqeri dhe buka rriten 5-20 lekë, pensionistët: Blejmë nga pak ose duke marrë borxhe

Çmimet e ushqimeve vijojnë të shtrenjtohen në vend. Ditët e fundit shtrenjtimi varion nga 5 deri në lekë. Disa prej produkteve që janë rritur janë vaji,vezët ,buka dhe sheqeri.

Qytetarët ankohen se e kanë të pamundur  të përballojnë këtë kosto jetese. At  që preken më tepër janë pensionistët. Thonë se mundohen të jetojnë duke blerë nga pak ose duke marrë borxhe.

“Me llogari, hajmë nga pak. Mishin nuk e hamë dot. Tani edhe vezë marrim nga 5 kokra”.

“Është edhe abuzimi. Duke filluar nga nafta që duhet të mbajnë rezerva. Për t’i ulur thonë prit se do shikojmë në bursë”.

Paketën e rezistencës e cilësojnë të pamjaftueshme. Shprehen se edhe përcaktimi i përfituesve është bërë në mënyrë të padrejtë.

Lexo më shumë  Bislimi merr pjesë në takim ministerial në Podgoricë

“Unë 151 e kam, për  mijë lekë nuk përfitoj. Na shkoi jeta duke kursyer.”

“Ajo është qesharake. Të tallesh me pensionistët. Po çfarë është ajo 3 mijë lekëshe? Është skandal. Turp!”  

Prej 8 ditësh vendi është përfshirë nga protestat kundër rritjes së çmimeve duke i kërkuar qeverisë të marrë masa të shtojë skemat e subvencioneve dhe të heqë disa taksa. Ndërkohë kryeministri paralajmëroi që do të ngrihet një task-forcë për të kontrolluar çmimet bazë. 

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *