Bota

Zbuloni prapaskenat e Oscars 2022/ “Donin të arrestonin Will Smith, por Rock nuk e lejoi”

Producenti i shfaqjes “Oscars 2022”, Will Packer ka treguar se policia ishte gati për të arrestuar Will Smith pas incidentit që ndodhi me Chris Rock, por ky i fundit kishte ndërhyrë duke thënë se ishte mirë.

“Policia ishte gati për arrestuar Will Smith pas incidentit që ndodhu me Chris Rock, por ky i fundit kishte ndërhyrë duke thënë se ishte mirë”.Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i ndarjes së Çmimeve Oscars 2022, Will Packer, gjatë një interviste për “GMA” (Good Morning America).

Will tha se nëse Chris do të kishte dashur që Will të arrestohej, oficerët e LAPD do ta kishin bërë diçka të tillë, duke zbuluar edhe bisedën që ndodhi në prapaskenë direkt pas shuplakës.

Lexo më shumë  Gjykata e Strasburgut rrëzon pretendimin e Dodikut

“Policët u përgatitën të shkonin dhe arrestonin Will duke e lënë Chris të kuptonte se mund të ngrinte padi penale kundër tij”, tha Packer.

Ky i fundit gjithashtu u shpreh se Chris po e shpërfillte atë që po i thoshte policia ndërsa shton se i tha komedianit që t’i linte policët të bënin punën e tyre.

Në fund, Chris vendosi mos të bëjë asnjë kallëzim për Smith duke e lejuar të vijojë qëndrimin në ceremoni, ku fitoi çmimin për “Aktorin më të mirë” dhe mbajti një fjalim emocionues.

Lexo më shumë  Mali i Zi i reagon akuzave të Vuçiqit se zhvillohet luftë hibride kundër Serbisë: Këto deklarata dëshmojnë mungesën e gatishmërisë për ta pranuar Malin e Zi si shtet sovran dhe të barabartë

Kujtojmë se Smith u ngjit në skenën e “Oscars” dhe goditi Rock, pasi ai bëri një shaka për flokët e rruar të gruas së tij Jada Pinkett Smith, duke mos e ditur se ajo vuan nga alopecia. Incidenti ndodhi teksa Rock po prezantonte çmimin për dokumentarin më të mirë.

E përpara kësaj ai vendosi të shkëmbente disa batuta duke u kthyer nga Jada dhe tha se mezi pret “GI Jane 2”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *