Bota

Zbulimi i shkencëtarëve francezë: Ky insekt i zakonshëm mund të nuhasë kancerin

A mund të ndihmojnë milingonat në diagnostikimin e kancerit? Disa studiues francez, besojnë se po, megjithatë do të duhen hulumtime të mëtejshme. Sipas një botimi shkencor, milingonat 36 Formica fusca – një lloj insekti me erë të fortë – mund të dallojnë kancerin nga qelizat e shëndetshme njerëzore, sipas Science Focus.

Në fazën e hershme eksperimentale, milingonat u ekspozuan ndaj erës së qelizave të kancerit të njeriut si dhe linjat e ndryshme qelizore të kancerit. Më pas, të njëjtat milingona u ekspozuan ndaj aromave të ndryshme, përfshirë atë origjinale, të cilën ata mundën ta dallonin.

Lexo më shumë  Scholz: Gjermania ‘e lehtësuar’ nga rezultatet e zgjedhjeve në Francë

Shkencëtarët shpjegojnë se pasi të trajnohen, milingonat Formica fusca mund të zbulojnë komponimet organike të paqëndrueshme të çliruara nga qelizat e kancerit. Kjo nuk është hera e parë që komuniteti shkencor kërkon “aleatë” në mbretërinë e kafshëve.

Sipas shkencëtarëve, qentë janë përdorur më parë për të zbuluar qelizat e kancerit, por trajnimi i tyre kërkon muaj apo edhe vite.  Rritja e insekteve është e mundur ekonomikisht, ndërsa insektet kanë një sistem nuhatjeje shumë të zhvilluar dhe mund të trajnohen me qindra me shumë pak teste.

Lexo më shumë  Dalin exit poll/ Rezultate surprizë të zgjedhjeve në Francë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *