Bota

Maqedonia e Veriut ka shpallur persona non grata pesë diplomatë rusë

Ministria e Punëve të Jashtme informon se Maqedonia e Veriut ka shpallur persona të padëshiruar pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse.

“Sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse në vend, Sergei Bazdnikin, të cilit i është dorëzuar notë diplomatike, me të cilën pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse janë shpallur të padëshirueshëm në vend ose persona non grata”.

Lexo më shumë  Avioni rus përmes Bullgarisë ateron në Nish. Moska vazhdon ndikimin në Ballkan përmes Serbisë

“Sipas informacioneve që kemi marrë, punonjësit e përmendur të Ambasadës së Federatës Ruse kane kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Diplomatët rusë do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *