Lajme

Xhamia 400 vjeçare e Zgoshtit/ Banorët kërkojnë restaurimin e xhamisë

Librazhdi ka disa xhami, një nga më të vjetra, ndërtuar 300-400  vjet më pare ndodhet në fshatin Zgosht të Librazhdit, pranë Parkut Shebenik-Jabllanicë. Banorët dhe besimtarët kërkojnë resturimin e xhamisë pasi mund të jetë dhe një aset që do tërheqë turistët.

Ta shohësh nga jashtë të jep përshtypjen e një banese të vjetër e të rrënuar, por në të vërtetë është një xhami 400 vjeçare.

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

Është xhamia e parë në fshatin tonë që ka qenë 40 familje”, thotë njëri nga banorët.

Xhamia më e vjetër fshatin Zagosht të Librazhdit vijon të jetë funksionale falë banorëve dhe kontrubutit të emigrantëve, të cilët e mirëmbajnë.

Këtë vit xhamia është riparuar disi nga  djemtë e fshatit, emigrantët që jetojnë dhe punojnë jashtë”, thotë ai.

Për vite me radhë u shërbeu besimtarëve të zonës për faljen e namazit.  Në vitin 1967 u kthye në magazinë duke e humbur plotësisht funksionin e saj.

Lexo më shumë  Shtimja ndan çmimin Qytetar Nderi për politikanin gjerman Hartmut Ganzke

Banorët tregojnë se punimi i tavanit, konsiderohet më i veçanti.

Nëse kjo xhami restaurohet mundet të jetë një vlerë e shtuar për zonën dhe një aset i vizitueshëm nga turistë.

Xhamia e Zagoshtit në Librazhd ndodhet në rrugën kryesore që të çon në Parkun Shebenik Jabllanice.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *