Sport

Xhaka ndër pasuesit më të mirë në Evropë

Mesfushori Granit Xhaka është njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë këtë sezon, gjë që është konfirmuar edhe nga një studim. Vetëm katër lojtarë janë më të saktë se Xhaka në pasime.

Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive e ka ranguar Xhakën në pozitën e pestë sa i përket saktësisë së pasimeve. Kapiteni i Zvicrës, i cili është pjesë e Bayer Levekusenit, e ka saktësinë e pasimeve 92.7 për qind, ndërsa gjatë ndeshjes kompleton deri në 93 pasime.

Para tij në këtë listë janë Ezequiel Palacios që e ka bashkëlojtar tek ekipi gjerman, pastaj Toni Kross i Real Madridit, Frenki De Jong i Barcelonës dhe Rodri i Manchester Cityt.

Rruga Press

YouTube player