GjeopolitikëOpinion/Aktualitet

“Skenari serb Titaniku” duhet të parandalohet

Nacionalizmi dhe shovinizmi egërshan serb dhe autokracia janë të lidhura ngushtë dhe përforcojnë njëri-tjetrin. Ata prodhojnë dhunë – brenda dhe jashtë.

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Presidenti serb Aleksandar Vuçiqi në sesionin e fundit të OKB-së, mbajti një fjalim që mediat serbe e cilësuan për shumçka historik. Ajo që e bën atë fjalim historik ishte akuza e rrept e tij në adresë të Perednimit, se kanë “shkelur brutalisht” Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 12 44, duke e njohur pavarësinë e Kosovës. Për shumëçka ky fjalim mund të krahasohet me atë të Vlladimir Putinit mbajtur në Bundestag-un gjerman në vitin 2001, kur ai fliste për integrimin e Rusisë në Evropë dhe gjakimin për ndërtim partneriteti të plotë me Gjermaninë.
Pozicionimi i Vuçiqit në fjalimin në fjalë, tashmë është e qartë, ishte I ndërlidhur katërcipërisht me aktin agresiv terrorist serb që do të ushtrohet ndaj Kosoëvs në 24 shtator. Nëse e venerojmë më me kujdesë, fjalimi ishte shprehje e hapur e distancimit publik të Serbisë nga BE dhe Perendimi përgjithësisht.
Nëse në fjalimin e tij mbajtur në Bundestag, Putini sinjalizonte Gjermaninë se e ardhmja e Evropës, para së gjithash e Gjermanisë, është më shumë me Rusinë sesa me SHBA-në, fjalimi i Vuçiqit dërgonte sinjale pa ekuivok se Serbia tutje do ët shërbejë si marionetë e Rusisë në Europn Juglindore. Prandaj nuk ishte i rastësishëm takimi i parë që Vuçiqi pati fill pas agresionit terrorist ndaj Kosoëvs, pra të nesërmen, me ambasadorin rus në Beograd.  

Ky qëndrim anti-transatlantik dukej qartë në fjalimin e Vuçiqit në OKB, por edhe më transparent ishte shpërfaqur me demonstrimin që bëri gjatë takimit me ambasadorin rus, tek u shpreh se ai I raportoi ambasadorit për zhvillimet në Serbi etj. 

Këtë aspekt diplomacia perednimore nuk do të duhej ta humbiste në diskursin e saj asesi. Përkundrazi, do të duhej ta mbante thellë në kujtesën e saj kolektive.

Humbja serbe

Filmi i komercial World War Z (2013) me Brad Pitt-in në rolin kryesor ka të bëjë me një “apokalips zombie”. Ai ka një episod të veçantë që zhvillohet në Jerusalem. Një mur i madh është bërë rreth vendit prej nga hyjnë qytetarët hebre, por edhe shkohet në zombi. Në ndërkohë, zombitë po ndryshojnë dhe duan të rrëzojnë murin.

Në çastet kur po lexoja lajmet e para për depërtimin e paramilitarëve “të gjelbërt” serb në veri, se si në sytë e mednjes më parakalonin zombët që ndërlidheshin disi me paramilitarët serb. Zambët serb me gjasë në marrëveshje me segmente të KFOR-it ia kishin dalë të “thenin murin” dhe të stacionoheshin prajshëm në “Kështjellën” e tyre alias në Manastirin që I kushtohet shënjtores Mari dhe  ka një histori të gjatë që fillon që në shekullin XIII. Është themeluar mbi themelet e një manastiri më të vjetër nga Stefan Nemanja. 

Por zambët serb që kishin zbarkuar atë natë të 24 shtatorit në këtë manastir nuk ishin pelegrin të zakonshëm emocionalisht të lidhur me këtë qendër të rëndësishme e jetës fetare, kulturore dhe intelektuale për komunitetin ortodoks serb. Jo, ata ishin shndërruar në zambi përmes të cilëve strategët serb po pretendoninn ta korrigjonin historinë. 
Në botë aktualisht po zhvillohen luftra për pozicionime gjeopolitike të mirëfillta. Për ta kapur këtë trend, strategët serb janë gati të fillojnë luftëra të reja, të pushtojnë, të shkatërrojnë dhe madje të mbjellin një virus zombie, nëse ju shkonë në favor të objektivit të tyre – krijimit të “Botës serbe”.

Strategët serb duke gjykuar se mund të vonohen në rrjedhën e ngjarjeve politike, të nxituar nga merazi e iluzionet, më 24 shtator ia mësynë veriut të Kosovës, me gjasë, para kohe.

Ata shestonin se në këtë mësymje do t’ia dilinin të rikuperonin një pjesë të humbjeve, duke aneksuar së paku veriun e Kosovës, por, siç dihet tashmë, pësuan debakël. Ata përmes projektit frëngo-gjerman ia kishin arritur ta impononin në qendër të dialogut asociacionin e komunave me shumicë serbe, por edhe me këtë rast, tok me sponzorët e tyre, sikur nuk kishin informacionet e plota të terenit – shumica e komunave që Plani i Ahtisarit i kishte shndërruar demografikisht si rajone me shumicë serbe, tani pas një dekade, kishin pësuar debaklin në rrafshin demografik – ato nuk mund të quheshin tutje si komuna me shumicë serbe. E tillë më nuk është as Novobërda, sado që ishte harrnuar me fshatra që i ishin çethur Kamenicës e Gjilanit; e tillë nuk mund të quhet më as Graçanica, sado që sipas regjistrit katastral, ajo ishte shtrirë deri në lagjet e skajshme të Fushë-Kosovës apo tej Hajvalisë; e tillë nuk ishte më madje as Shtërpca, meqë makutria e drejtusve të Listës Serbe, duke bashkëpunuar me elemtët e inkriminuar të politikës, kishin shitur leje ndërtimi edhe në zonat më të thella të Brezovicës dhe aty ku nuk do të duhej të cenohej natyra…


Nacionalizmi agresiv serb dhe imperializmi rus

Në kapitullin e parë të librit tim “Liria pa heronj” dhe jo vetëm, këtë sjellje të Serbisë unë e cilësoj si produkt i shovinizmit serb që bazohet në tri shtylla: së pari, një nacionalizëm agresiv që gjen vazhdimisht mbështetje tek imperializmi rus; së dyti, klerofashizmi dhe patriarkalizmi ekstrem; dhe së treti, autokracia tipike serbe.
Këto tri elemente mbi të cilat është selitur shoqëria serbe, janë kultivuar vazhdimisht dhe në mënyrë më drastike gjatë periudhës së shkërmoçjes së Jugosllavisë.  Ato janë kultivuar dhe mirëmbajtur tutje edhe pas kapitullimit serb në Kumanovë më 9 qershor 1999. Kështu shoqria serbe ia ka arritur ta ruaj idenë që I ka shërbyer për ta ushqyer iluzionin e kthimit të armatës serbe në një qast të volitshëm politik sërish në Kosovë. Agresioni i 24 shtatorit ishte pjesë e kësaj platforme, ndërkaq këmbëngulja për t’vazhduar këtë kurs tutje, ka dro të pasojë si rezultat i iluzioneve dhe sinjaleve të gabuara që i dërgohen elitës politike serbe nga segmente të diplomacisë europiane që kanë stopuar dhe vazhdojnë ta pengojnë çfardo iniciative për sanksionimin e Serbisë edhe në këto rrethana kur agresioni terrorist ndaj Kosovës është krejtësisht i qartë se është organizuar dhe drejtuar nga Aleksandar Vuçiqi. 
Ndërlidhja e nacionalizmit agresiv institucional serb me imperializmin rus pasqyrohet qartë edhe në librin e e kryeministrit të Serbisë, Vlladan Gjeorgjeviq, me titull “Shqiptarët e fuqitë e mëdha”, në themel të së cilës  është dokumentuar dhe publikuar politika e vërtetë kolonialiste, racizmi dhe armiqësia historike e propoganduar nga shteti dhe ideologjia ortodokse serbe.[1]

Lexo më shumë  Kurti: Jemi të hapur të adresojmë shqetësimet e mediave

Në rrafshin pragmatik ajo do të gjejë aplikim sidomos në sanxhakun e Nishit , në Toplicë e deri në Kurshumli e Vrajë.
Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq hedhë dritë mbi këtë kurs ekspansioni që në fillet e shtetit modern serb që po orjentohej drejt jugut. Ai shkruan se dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim “që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe të krijohej mundësia që aksioni serb në të ardhmen të drejtohej në pjesët e Kosovës”.[2]

Leo Freundlich, hebreu austriak, është marrë në mënyrë intenzive me publikimin e krimit serb në përmasat e barbarizmit ndaj shqiptarëve që ishte produkt i nacionalizmit agresiv serb. Ato ai I pasqyroi denjësisht në librin e tij “Golgota shqiptare”, me ç’rast ai protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.
Ndërkaq libri i tij “Akuza që ulërijnë” është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli europian para atij hebraik, të kryer nga nazistët gjermanë në Luftën e Dytë Botërore. Mbi 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.[3]
Gjatë gjithë kësaj kohe në ushtrinë serbe, në Shtatmadhorinë e kësaj armate vrastare, ishin në cilësinë e këshilltarëve dhe instruktorëve oficerë të lartë rus.

Neokolonializmi serb ndaj shqiptarëve është agresiv dhe barbar. Fatkeqësisht kjo politikë vazhdon 

me të njejtat qëllime edhe në kohën e sotme, kur Serbia kërkon të integrohet në Bashkimin 

Evropian duke ruajtur politikën e saj të vjetër.[4]

Në kontekstin historik dhe politik, ndërlidhja e nacionalizmit agresiv serb me imperializmit rus është kompleks dhe ka shpesh qasje të ndryshme në vlerësimin e këtyre fenomeneve. Çfarë duhet të nënkuptojmë me nacionalizmin agresiv serb? 

Nacionalizmi agresiv serb – përshkruan një qëndrim të fortë të mbështetur nga gjakimi dhe përpjekja permanente për të shpallur supremacinë e identitetit serb mbi grupet tjera etnike në Ballkan, veçanërisht në raport me shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët. Ky nacionalizëm ka pasur ndikim të rëndësishëm në historinë e Ballkanit, veçanërisht gjatë periudhës së shpërthimeve të dhunshme dhe luftave që kanë ndodhur në shekullin 19 e 20-të, siç ishin Lufta e Lindjes [1875-1878]; Lufta e Parë dhe ajo e Dytë Ballkanike  dhe Lufta në Kosovë [1998/99].

Kjo periudhë e nacionalizmit serb është karakterizuar nga përpjekjet për ekspansion në dëm të shqiptarëve dhe në kurorëzimin e tyre për të konsoliduar territorin etnik serb, duke përvetësuar strategjitë moderne për të kërkuar zgjerimin e kufijve që do të përfshinin zona tjera me popullsi serbe. Për rrjedhojë, vetëm gjatë procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë, Armata Serbe ka shkaktuar dy gjenocide brenda një dekade: atë ndaj Boshnjakëve dhe së fundmi edhe ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Si ndërlidhet nacionalizmi agrsiv serb me imperializmin rus?

Imperializmi rus –  ka të bëjë me politikat dhe veprimtaritë e shtrira të Rusisë në të kaluarën dhe tashmë për ndikim në Europën Juglindore. Ky term përdoret për të përshkruar një qëllim të shpallur ose të padeklaruar të shtrirjes së ndikimit dhe fuqisë ruse në shtete të tjera, veçanërisht në vende fqinje dhe në vende të tjera që kanë pasur marrëdhënie historike, kulturore ose ekonomike me Rusinë. Serbia rrjedhimisht është shtet që konsiderohet një lloj shtrirje “e natyrshme” e Kishës Ruse dhe imperializmit rus në Ballkan.

Imperializmi rus është shikuar shpesh nga disa vende dhe me të drejtë është vlerësuar si një qëllim më vete, që ka objektiv përhapjen e interesve ruse dhe ndikimin rus në rajonet që kanë qenë pjesë e bashkësisë së ish-Bashkimit Sovjetik ose që janë vende të tjera fqinje. Kjo ka shkaktuar shqetësime dhe tensione ndërkombëtare.

Është e rëndësishme të marrim në konsideratë gamën e gjerë të burimeve që pasqyrojnë këtë ndërlidhje të nacionalizmit agresiv serb me imperializmin rus, që t’i  kuptojmë ndryshimet dhe kompleksitetin e çështjeve që lidhen me qëndrimin e Serbisë ndaj fqinjëve të saj dhe raportin me Perendimin.

Si nacionalizmi me përmasat e shovinizmit egërshan serb, ashtu edhe imperializmi rus shprehen kryesisht në politikën e jashtme, veçanërisht në marrëdhëniet me shtetet fqinje.
Elita politike serbe, tok me atë ushtarake dhe klerofashistët të veshur me veladonin e ortodoksizmit, është e fiksuar me idenë se Serbia, si një kuazifuqi rajonale në këtë botë shumëpolare në ndërtim, ka të drejtën e një sfere rajonale ndikimi në të cilën ajo vendos dhe zbaton rregullat. Ideja për zëvendësimin e Jugosllavisë që dominohej nga Serbia përmes Ballkanit të Hapur ishte produkt pikërisht i kësaj strategjie serbe.
Gjithë ai mal programesh serbe për zhdukjen e shqiptarëve [deri tashti njihen dhe janë publikuar edhe në shqip plot 19 programe të tillë], i adresoheshin pikërisht pushtetit që në vijimsi ishte selitur duke marrë për bazë këtë trekëndësh veprimi mbi të cilin ishin ngritur tri shtyllat e zëna në gojë më lartë.
Autokratizimi është shtylla qensore në këtë treshe shoviniste, e cila pashmangshmërisht pason nga dy të tjerat. Sepse nacionalizmi dhe patriarkalizmi – janë autokratike në vetvete, do të thoshte Sabine Fisher [Sabine Fischer] në librin e saj të njohur “Die chauvinistische Bedrohung: Russlands Kriege und Europas Antworten” [ Kërcnimi shoven: Luftrat e Rusisë dhe përgjigjet e Europës].
Njohësit e mirë të shoqërisë serbe e kanë të qartë se marrëdhëniet shoqërore dhe private të shoqërisë serbe janë të strukturuara pikërisht bazuar në këto tri shtylla mbi të cilat është ngritur Shteti modern serb. Prandaj shfqaja e tendencave të fuqishme autokratike nuk është diçka e papritshme. Nacionalizmi dhe shovinizmi egërshan serb dhe autokracia janë të lidhura ngushtë, si të tilla ato kushtëzojnë dhe përforcojnë njëri-tjetrin. Ata prodhojnë dhunë – brenda dhe jashtë.[5]

Lexo më shumë  Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

E ardhmja europiane e Kosovës

Pranimi i Kosovës në BE, natyrisht, do të jetë një tjetër element thelbësor i sigurisë së saj afatgjatë. Vetëm perspektiva e aderimit të vendit në BE ka transformuar Kosovën, sidomos këto dy vitet e fundit, në një demokraci funksionale model për rajonin. Në të vërtetë, aftësia e Kosovës për të zbatuar reformat pavarësisht betejës politike dhe së fundmi edhe agresionit terrorist serb në veri, ka qenë e habitshme dhe mund të shihet si dëshmia më bindëse për stabilitetin politik që gëzon sot dhe rritën e angazhimit të qeverisë dhe politikëbërësve të Kosovës ndaj agjendës së reformave – sepse ata duan të përfitojnë nga të gjitha mundësitë që kanë për të fituar besimin e qytetarëve dhe partnerëve perëndimorë.

Për të ruajtur këtë nivel të përkushtimit nga udhëheqja kosovare, BE-së do t’i duhet të reagojë dhe të japë sinjale të qarta të angazhimit të saj për integrimin e Kosovës, duke kaluar hendekun e aplikuar ndaj Ballkanit në tërësi që prej samitit të Selanikut [2013]. Heqja urgjente e masave të aplikuara krejt pa sens është edhe në shërbim të vetë BE-së dhe rikthimit të besimit të qytetarëve të Kosovës në perspektivën europiane. BE-ja dhe vendet anëtare do të duhej të nxjerrin mësime nga ajo që ndodhi më 24 shtator në Banjë [Banjskë] të veriut në sytë e KFOR-it dhe gjithë strukturave të sigurisë europiane që veprojnë në Kosovë, qoftë në strukturat e EULEX-it, qoftë në ato të KFOR-it. Vetëm atëherë ata do të jenë në gjendje t’i ofrojnë Kosovës – dhe vendeve të tjera kandidate – një rrugë të besueshme drejt anëtarësimit që u shërben interesave të tyre dhe interesave perendimore përgjithësisht për një BE-je prosperuese e më të madhe.

Konform urgjencës së situatës në Kosovë dhe asesi pavarsisht asaj, bashkësia ndërkombëtare [SHBA & BE], duhet të fokusohet dhe të ushtrojë presion ndaj qeverisë së Serbisë, pa dronë se mund ta shpjerë drejt destabilizimit të brendshëm, siç sugjerojnë ca majtistë liberal perendimor.

Rivendosja e kushteve minimale demokratike në Serbi, nuk mund të arrihet pa presionin ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiqit dhe pa mbështetjen reale të bllokut opozitar që po drejton protestat në Serbi. Ky bllok opozitar tashmë ka një përbërje të gjerë [partitë Moramo, Zajedno tok me partitë socialdemokrate – Partia Demokratike, Liria dhe Drejtësia, deri te ajo e qendërs -Srce dhe kampi liberal – PSG, pa përjashtuar as partinë e moderuar të djathtë – Lëvizja Kombëtare.]

Në të kundërtën, nëse perendimi vazhdon ta cilësoj Vuçiqin si partnerin e vetëm, duke e përkdhelur si deri tani, pushteti i tij do të vazhdojë ta kap tutje Shtetin dhe gjasat për një demokratizim të shoqërisë serbe do të përmbyseshin për shumë kohë. 

Në këto rrethana ruajtja e status quosë, jo ndërtimi i paqes, mes Beogradit dhe Prishtinës, do të jetë pothuajse e pamundshme.

Rrjedhimisht Serbia do të vazhdojë të zhvendoset tutje dhe ngulitet thellë në batakun e autokratizmit, pra në terrenin politik që i shkon për shtati klerofashizmit serb, që për rrjedhojë nënkupton destabilizim të mëtejshëm të marrëdhënieve fqinjësore, para së gjithash me Kosovën. Ky skenar ka një emër ogurzi: Titaniku!
Atë duhet dhe mund ta parandaloj vetëm veprimi i përgjegjshëm dhe i ashpër i Perednimit.
Siguria është e menjëhershme dhe ekzistenciale për Kosovën dhe paqen në rajon, sidomos tash pas agresionit serb më 24 shtator. Rikthimi tek marrëveshja e Brukselit e 24 shkurtit dhe ajo e Ohrit e 18 marsit, duke marrë në konsideratë elementin e sigurisë si garancë shtesë e asaj marrëveshje, i jep fund statusit afër luftës.
BE-ja gjithashtu duhet t’i japë përparësi angazhimeve afatgjata për sigurinë e Kosovës. Kjo do të përfshinte punën drejt aderimit të përshpejtuar të Kosovës në NATO, ndërkaq anëtarësimi në BE do të konsolidojë më tej sigurinë afatgjatë të Kosovës.

Rruga Press


1. Këtë libër e ka përkthyer ish kryeministri shqiptar Mustafa Kruja dhe është botuar në Zarë të Kroacisë me 1928. Në Shqipëri është botuar, në 2015, nga“Klubi i Poezisë”. Po kjo shtëpi botuese ka botuar “Shpërngulja e shqiptarëve” të Vaso Cubrilloviqit dhe disa libra të tjerë që ndihmojnë të njihet drejtë urrejtja serbe kundër shqiptarëve.
2. Jovan Hadži-Vasiljević, vc
3. Leo Freundlih: “Akuza që ulërijnë”, Vjenë, 1914.
4. https://www.linkedin.com/pulse/ideolog%C3%ABt-e-gjenocidit-t%C3%AB-serbis%C3%AB-kund%C3%ABr-shqiptar%C3%ABve-qemal-lame/
5. Sabine Fischer: https://www.ipg-journal.de/interviews/artikel/ein-solcher-schlag-koennte-zu-buergerkriegsaehnlichen-zustaenden-fuehren-7039/?utm_campaign=de_40_20231010&utm_medium=email&utm_source=newsletter

YouTube player