KryesoreLajme

Xhaferri: 368 vdekje më shumë se lindje në 3 muajt e parë të 2026 në Shqipëri!

Deputeti i Partisë Demokratike Besart Xhaferri ka publikuar të dhënat mbi lindshmërinë në Shqipëri të cilat janë më të ulta se kurrë, në krahasim me vdekjet në 3 muajt e parë të 2026.

Statusi i plotë:

Eksodi i familjeve të reja dhe varfëria po asgjësojnë familjen shqiptare dhe po e kthejnë Shqipërinë në një azil të madh pleqsh që jetojnë nën hijen e kullave.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026, shtesa natyrore e popullsisë rezultoi negative me 368 vdekje më shumë se lindje.

Konkretisht, gjatë tremujorit të parë lindën 5.146 foshnje dhe u regjistruan 5.514 vdekje.

Këto janë shifra që ekspozojnë gjenocid, ndaj prej vitesh kam ngritur zërin se duhet të mbështesim familjet e reja.

Sot një çift i ri ka frikë të bëhet me fëmijë, e para, pasi kostot e jetesës janë rritur ndjeshëm dhe së dyti pamundësia për strehim të sigurt.

Rruga Press

YouTube player