BallinaLajme

Xhaferi: Asnjë komb nuk do të pranonte të negocionte atë që dëshiron Bullgaria

Asnjë komb nuk do të pranonte të negocionte atë që dëshiron Bullgaria, tha Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për “TV21”, duke shtuar se pikat e diskutimit me Sofjen kanë të bëjnë me identitetin dhe historinë.

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje të fqinjësisë së mirë. Me këtë marrëveshje, të dy palët morën përsipër detyrime specifike. Menjëherë pas kësaj, Bullgaria vendosi kushte të reja”, tha Xhaferi.

Kreu i Kuvendit thotë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim, duke përmbushur kushtet për negociata me BE-në. Ai beson se një zgjidhje mund të gjendet akoma dhe se vendi mund të vazhdojë rrugën e tij drejt BE-së./folmk/

Lexo më shumë  Qendrimi i Grenellit shkakton furi reagimesh: Berlini, Parisi dhe Roma në një linjë me politikat e Trumpit në Ballkan

Rruga Press

YouTube player