BallinaLajme

Më shumë se 360 mijë shqiptarë u larguan nga Shqipëria në 2019

360.699 shqiptarë ose 12.4 përqind e popullsisë kanë emigruar 2019, sipas anketës së emigracionit të hartuar nga INSTAT.

“Numri i individëve gjithsej të larguar nga Shqipëria, në 2019 rezulton 360.699 banorë, ose rreth 12,4 % e popullsisë gjithsej të vitit 2011” shkruhet në raport

Sipas raportit, mosha mbizotëruese, e cila ka emigruar ka qënë 25 deri në 29 vjeç, ndjekur nga 20 deri në 24 vjeç.

Vendet e preferuara të emigracionit për shqiptarët janë Italia, Gjermania dhe Greqia.

Lexo më shumë  Gërvalla: Drafti siguron respektimin e Kushtetutës dhe pamundëson ndërhyrjet nga jashtë

Përfundimi i kësaj ankete ishte se arsyet kryesore të largimit nga vendi ishin problemet financiare dhe kushtet e jetesës ndërsa për kthimin, arsyet familjare.

Sipas një studimi nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në vitin 2018, 52% e popullsisë shqiptare 18-40 vjeç, rreth 940 mijë banorë, dëshirojnë të largohen, ndërsa vetëm një dekadë më parë kjo shifër ishte 44%. Vetëm 7% e tyre kanë mundësi reale për tu larguar.

Lexo më shumë  Bislimi pret në takim Nik Gjeloshaj, diskutojnë  për situatën aktuale në vend

Duke bërë llogaritë, rezulton se rreth 34 mijë shqiptarë të moshave 18-40 vjeç mund të emigrojnë çdo vit dhe më shumë se gjysma e tyre janë me arsim profesional, universitar dhe pasuniversitar.

Dëshira për migrim është pak më e lartë në grupet që kanë të ardhura mbi mesataren se sa në ato që i kanë të ardhurat më të ulta.exit/

Rruga Press

YouTube player