KryesoreLajme

Woelk: Ndërmjetësuesit anojnë kah Serbia në dialog më Kosovën! E padrejtë

Asistentja në Parlamentin Evropian, Federica Woelk, është shprehur e pakënaqur me qasjen e ndërmjetësuesve në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas saj, vërehet se ata përpiqen që të përfshijnë pika të cilat janë në favorin e Serbisë.

Sipas saj, njëanshmëria në këtë rast është e qartë, saqë ndërmjetësit janë totalisht të anojnë drejt Serbisë dhe nuk ka mundësi për një dialog të vërtet.

“Mund të shihet nga mënyra se si po merret BE-ja me dialogun: presion mbi Kosovën, zero presion ndaj Serbisë. Kjo qasje është krejtësisht e gabuar… Mund të shihet edhe nga fakti se sa herë që Kosova thotë se do të nënshkruajë, por Serbia thotë se jo, BE thotë se nënshkrimet nuk janë më të nevojshme. Edhe pse marrëveshjet ndërkombëtare kanë nevojë për nënshkrime për t’u zbatuar.

Politika e ndërmarr ndaj Kosovës nga BE-ja është thellësisht e padrejtë. E padrejtë dhe absolutisht e pabazuar në asnjë lloj fakti. Kjo mund të shihet veçanërisht nga vendimi për të ndërhyrë kundër Kushtetutës së Kosovës për dinarin”, ka shkruar ajo në X.

Sipas saj, kjo mund të shihet edhe nga vendimi për të mos ndërmarrë asnjë veprim kundër Serbisë lidhur me sulmin terrorist në Banjskë.

“Askush nuk flet më për të, por një policë kosovar u vra dhe është e rëndësishme të ndërmerren veprime”, ka shkruar ajo.

YouTube player