KryesoreLajme

VV-ja dërgon në Kushtetuese dekretin kontrovers të Osmanit për shpërndarje të Kuvendit

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese lëndën që ndërlidhet me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit.

Lajmin e kanë konfirmuar për mediat nga LVV-ja.

Më herët, në një prononcim për media, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu e ka quajtur jokushtetues dhe të ngutshëm dekretin e Osmanit.

“Vendimi i presidentes për ta shpërndarë Kuvendin për mua ka qenë befasi sepse është jokushtetues, është i ngutshëm dhe si të tillë do ta kundërshtoj edhe si kryetare e Kuvendit”, ka thënë Haxhiu. 

Lexo më shumë  ​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

Lëvizja Vetëvendosje, subjekti që drejton Qeverinë, dekretin e ka quajtur antikushtetues dhe e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Presidentja e dekretoi shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjedhjes së presidentit deri më 5 mars dhe ka konsultuar partitë për datën e zgjedhjeve të parakohshme. Liderët politikë janë takuar disa herë për të arritur një figurë konsensuale, por pa sukses. Kryeministri Albin Kurti tha se ka zhvilluar disa takime me liderët opozitarë dhe se kishte propozuar emra si Andin Hoti për të nisur diskutimin, por nuk pati mbështetje dhe opozita nuk propozoi asnjë kandidat. Ai shtoi se sipas Kushtetutës ekzistojnë 60 ditë për të gjetur një zgjidhje dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

Lexo më shumë  “Protesta më e madhe antiqeveritare ndër vite”/ Gazeta italiane: Rama tenton të shuajë tubimin me tallje dhe teori konspirative
YouTube player