KryesoreLajme

VV-ja: Aktgjykimi i Kushtetueses preku në esencë objektivin e Ligjit të pagave

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për paga është prekur në esencë prekur thelbi apo objektivi që është synuar me këtë ligj, e që sipas saj, ka qenë ulja e dallimit ën mes të pagës më të lartë dhe asaj më të ultë.

Kusari-Lila në një konferencë për media ku ka folur për punën e Kuvendit gjatë vitit 2023, ka thënë se Kuvendi do t’i bëjë ndryshimet e kërkuara nga Kushtetuesja e cila të martën ka njoftuar se ka rrëzuar nenet e Ligjit që zvogëlonin pagat e larta të zyrtarëve publikë dhe e ka obliguar Kuvendin që brenda gjatë muajve të bëjë ndryshimet në nene të caktuara.

Lexo më shumë  Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit

“Ende nuk e kemi parë aktgjykimin e plotë, por duket se këto nene të cilat kanë përfshirë nivelimin gjegjësisht uljen e pagave të zyrtarëve që kanë qenë qoftë krerë të agjencive të pavarura apo në ndonjë institucion tjetër në këtë rast edhe vetë gjykatësit, Gjykata Kushtetuese ka dhënë mendimin e vet që Kuvendi duhet t’i rishikojë këto dhe niveli i pagave të tyre të mbetet i njëjtë. Kuvendi do të reflektojë në plotësim ndryshimet për ligjin, por prapë po e humb elementin në të cilin në sektorin publik nuk duhet të ketë diferencë aq të madhe në mes të pagës më të lartë dhe pagës më të ultë”, është shprehur Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka deklaruar se kjo legjislaturë është me e suksesshmja në historinë parlamentare.

“Deri më tani në më pak se tri vjet kemi arritur me numrin e projektligjeve të miratuara në ligje dhe me reformën përmbajtjesore kemi arritur të jemi legjislatura më e suksesshme në historinë parlamentare të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se gjatë vitit 2023 i kanë miratuar 71 ligje. “Në vitin 2023 Kuvendi ka arritur t’i mbajë 52 seanca plenare ndërsa në tërësi janë miratuar 71 ligje që përkundër sfidave, mund të themi që kemi arritur të hyjmë në reformë përmbajtjesore në sektorë të ndryshëm”, është shprehur Kusari-Lila. Ka përmendur këto fushën e energjisë e ekonomisë si dhe reformën e skemave sociale.

YouTube player