Bota

Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, ia konfirmon synimet për ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim ambasadorin e Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko.

Vuçiq në postim në Instagram ka thënë se ka biseduar me ambasadorin rus për çështje rajonale e globale. Po ashtu ka thënë se “është konfirmuar synimi për të vazhduar ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Federatën Ruse”.

Takimi i Vuçiqit me ambasadorin rus ka ardhur vetëm një javë pasi që presidenti i Serbisë u takua në Athinë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Takim konstruktiv me ambasadorin Bocan-Kharchenko, me të cilin kam biseduar për të gjitha çështjet aktuale rajonale dhe globale. Kemi biseduar edhe për një gamë të gjerë të temave dypalëshe dhe konfirmuam qëllimin tonë për të vazhduar ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Federatën Ruse”, ka shkruar Vuçiq.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rusët u dërguan në bazën ajrore të Nigerit të pushtuar nga trupat amerikane
YouTube player