Editorial

Vuçiqi provokon hapur: Pretendon enklavën ruse në zemër të Evropës

Nga Sadri Ramabaja

Ambasadori amerikan në Beograd është personifikimi I diplomacisë perendimore që vazhdon të investojë tutje për shkëputjen e Srbisë nga orbita ruse.
Christopher Hill në dhjetorin e vitit të kaluar, në një intervistë që i dha Telegrafit serb, e që kishte t bnte me bombardimin e Serbisë nga Aleanca Verioatlantike [1999], përveç tjerash deklaronte:
“Ia kam dedikuar jetën diplomacisë – gjetjes së zgjidhjeve diplomatike për problemet në dukje të pazgjidhshme. Gjatë karrierës time, kam mësuar që nganjëherë diplomacia dështon. Kur dështon, rezultatet mund të jenë tragjike. Ofroj ngushëllimet e mia personale për familjet e atyre që kanë humbur jetën në luftërat e viteve ‘1990, përfshirë ata që u vranë nga fushata e bombardimeve ajrore të NATO-s. E di se populli serb kurrë s’do ta harroj atë kohë të tmerrshme, dhe as që duhet ta harrojnë.”
Ky ishte ndoshta investimi më serioz publik që po bëhej nga një diplomat perendimor, e që dëshmonte gadishmërinë e Perendimit për të revizionuar historinë dhe raportet e Perendimit me Serbinë, për aq sa lejojnë rrethanat e reja që do t’i imponojë agresioni rus ndaj Ukrainës.
Por ashtu si po rezultojnë të pa baza të gjitha tezat [tetë sosh], që po diskutohen në ambientet akademike, mbi arsyet reale të shprëthimit dhe vazhdimit të luftës në Ukrainë, të dështuara pritet të rezultojnë edhe tezat mbi mundësitë e tërheqjes së Serbisë nga orbita ruse, e të cilat tumirin zgjerimin e influencës serbe në Ballkanin Perendimor. Për fat të keq, sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, këto teza janë gjithnjë e më të zëshme në qarqet diplomatike perendimore.

Lexo më shumë  Amandamenti V pika 1:

Por krahas këtij angazhimi permanent të Perendimit për tërheqjen e Serbisë brenda zonës së influencës perendimore, Kremlini në saje të lidhjeve historike e shpirtërore me Serbinë, ka instalar me kohë në të gjitha segmentet e shtetit serb, marionetat e veta. Serbia ndërkohë formalisht është shndërruar në shtet vasal i Rusisë. Por, ky faktum politik pretendohet ndërkohë të forcohet edhe me krijimin e një enklave të fuqishme ruse në truallin e Serbisë.

Ligji i ri për Shtetësinë në Serbi, njoftojnë mediat serbe, ka kaluar të gjitha procedurat e duhura paraprake në komisionet parlamentare dhe pret ta ketë së shpejti edhe leximin e parë në seancën parlamentare të radhës.
Komisionet parlamentare, siç dihet, të gjitha kontrollohen nga partia në pushtet e Aleksandër Vuçiqit. Me këtë akt ligjor Serbia fillon shndërrimin e saj të plotë në një provincë ruse.
Në bazë të këtij ligji, potencojnë mediat serbe, brenda 12 muajve, çdo rus nga Rusia, dhe 80% që mbështesin politikën e Rusisë së Madhe të Vladimir Putinit, do të mund të marrë nënshtetësinë e Serbisë, kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian!
Zëra të veçantë nga bota aktive e qytetarisë serbe vlerësojnë se, të paktën 1.000.000 rusë do të marrin nënshtetësinë serbe brenda një periudhe prej 3-5 viteve, ndërkaq të gjithë qytetarët rusë që tashmë janë në Serbi, e që janë regjistruar për qëndrim 12 muaj më parë, do të paisen me pasaportë serbe menjëherë!
Ligji i ri për shtetësinë serbe është një projekt i ri i përbashkët dhe produkt i strategjisë pansllave që drejtohet nga Kremlini, por që është tumirë edhe nga Aleksandër Vuçiqi.
Në rast se tolerohet edhe ky akt, shkruajnë me mllef qytetaër serb të ndërgjegjshëm për rrezikun që i pret, ai do të ishte një akt tradhëtie ndaj shtetit.
A mund të ndodhë ky akt pa ngritjen e flamurit të bardhë nga ana e BE-së?! A do të thotë se me këtë akt Beogradi provokon drejtpërdrejt sigurinë dhe paqen në rajon, duke shtyrë për më vonë fillimin e frontit të dytë në jug ët Europës, por duke krijuar de fakto enklavën ruse në zemrën e Europës.
Në seancën ku raportoi diplomati amerikan Gabrel Escobar-it para trupës së veçantë të Kongresit Amerikan, republikani Bill Huizenga, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme, ngatërroi Serbinë me Siberin. Pyetja e Huizengas, duke ngatërruar Siberinë për Serbinë, është dëshmia më e mirë jo vetëm e mungesës së dijeve në lëmin e politikës së jashtme dhe gjeografisë politike të Europës, por edhe për rrezikun nga injoranca politike e njerëzve me pushtet qoftë në Uashington, qoftë në Bruksel.
Pyetja që Huizenga i bëri Escobar-it, “A po planifikon administrata Biden që të vazhdojë përdorimin e sanksioneve për të adresuar rrjetet e influencës ruse në Siberi dhe përtej, mmm, në rajonin e Baltikut Perëndimor?” është dëshmia asurde se në dorë të kujt mund të bie fati i Europës Juglindore dhe përgjithësisht Europës politike e demokracisë liberale.
Prandaj këto veprime si ky që paraljmarohet për krijimin e enklavës ruse në Ballkan, dëshmon se kambanat e alarmit tashmë kanë filluar të bien.
Le të shpresojmë se mendjet e kthjellta të administratës së presidentit Joe Biden dhe ato të kancelarive të ndërgjeshme europiane për rrezikun rus, do ta sanksionojnë pa humbur kohë regjimin e Aleksandër Vuçiqit.

Lexo më shumë  Amandamenti V pika 1:

Rruga Press

YouTube player