Uncategorized

“Nuk është krim pasioni, është Femicid”/ 8 Marsi, marshim në Tiranë për “Ditën e Grave dhe Vajzave”

Një marshim i grave dhe vajzave u zhvillua sot në kryeqytet me rastin e 8 Marsit, ku vihet re edhe pjesëmarrje e burrave.

Fillimisht marshimi ka nisur në zonën e ish-Bllokut për të tu ndalur më pas përpara Kryeministrisë.

Pankartat që mbanin në duar të pranishmit e kishin theksin në krimet e kryera ndaj grave, ku cilësohet se krimet ndaj grave në shumicën e tyre nuk janë krime pasioni siç cilësohen.

Lexo më shumë  Importet ushqimore arrijnë rekord, bumi turistik në Shqipëri nuk po ndihmon fermerët

“Nuk është krim pasioni, është Femicid”, “Mos ma prek lirinë”, “Kjo jetë është e jona, nuk e falim, nuk lejojmë të na ndalin”, thuhen në pankarta.

Rruga Press

YouTube player