Lajme

Vuçiqi: Nuk do ta nënshkruaj Pavarësinë e Kosovës, jam betuar në Kushtetutë dhe Ungjillin e Miroslavit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në një tubim me qytetarë serbë ka folur për dialogun me Kosovën dhe marrëveshjen e mundshme.

Vuçiqi ka inisistuar se nuk do ta nënshkruajë Pavarësinë e Kosovës dhe se për këtë ka bërë betimin për Kushtetutën dhe ungjillin e Miroslavit, raporton Danas.

“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit. Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruaj pavarësinë e Kosovës! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de fakto as de jure”, tha ai.

Lexo më shumë  Kurti priti organizatat ndërkombëtare të gazetarëve: Kosova ka mjedis mediatik pluralist, shqetësuese mungesa e transparencës së pronësisë së mediave

Sipas Vuçiqit, propozimi evropian ka me vete shumë vendime të vështira.

“Detyrimi ynë i parë është të mbrojmë Serbinë, i dyti është të mbrojmë interesat kombëtare dhe i treti është të mbrojmë paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë Lajçaku e Borrelli vazhdojnë punën e tyrë pa hapur veshët për çfarë deklaron Vuçiqi sa herë i vjen mundësia në lidhje me Kosovën.

Lexo më shumë  Prapaskenat e përplasjes së Taulant Ballës me Spiropalin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *