Lajme

Rada Trajkoviq i reagon Lajçakut pas takimit me “Srpskan”: A e ke takuar edhe Radojiçiqin

Këshilltarja e ministrit Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq ka reaguar pas takimit që emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka pasur me krerët e Listës Serbe gjatë qëndrimit dy ditor në Kosovë.

Trajkoviq e ka pyetur Lajcakun nëse është takuar me nënkryetarin e Listës Serbe dhe atë që merr vendime në atë parti, Millan Radojiçiqin.

“Z.Lajcak, a e keni takuar gjithashtu edhe nënkryetarin e Listës Serbe dhe njeriun që merr vendime, Milan Radjoicic”, ka shkruar Trajkoviq në profilin e saj në twitter.

Lexo më shumë  Hoti: Serbia nuk po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Kujotjmë, se Lista Serbe ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *