Lajme

Vuçiqi asnjë pendesë për masakrat e Millosheviçit: Krenar për sanksionet ndaj meje

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është shprehur se ka qenë krenar që është në krah të Millosheviç, gjatë luftës së masakrave në Kosovë.

“Për të shantazhuar dikë, fillimisht duhet të keni diçka me çfarë do të shantazhoni. Unë nuk kam asgjë për të humbur dhe nuk më intereson… Unë njoh politikanë që janë nën sanksionet e SHBA dhe Britanisë së Madhe dhe takohem me ta rregullisht (duke aluduar në Radoiçiqin, Veselinoviçin dhe Dodikun). Edhe çfarë?

Lexo më shumë  “Shko te shokët”, Veliaj nxjerr punëtorët e bashkisë të fshijnë parrullat nëpër mure (FOTO)

Epo unë kam qenë krenar për sanksionet që më janë vendosur në vitin 1999. Unë isha fajtor pasi e mbroja vendin tim dhe sulmoja agresorin. Po thonë ta publikojmë këtë se është një informacion i vështirë për Vuçiçin. Hajde, ju lutem publikojeni këtë edhe një herë që kam qenë nën sanksionet e tyre, jam i lumtur që kam qenë kundër atyre që bënë agresion ndaj vendin tim. Mendoni se isha i mërzitur apo i zemëruar për këtë? Për çfarë, që ata më kanë ndaluar të udhëtoj diku?”, ka treguar haptas Vuçiçi se është krenar që ka qenë shërbëtor besnik i kriminelit Millosheviç dhe politikës së tij të gjenocidit ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Lexo më shumë  Afrimi i Kinës me Rusinë dhe bashkërendimi kundër Amerikës, Xi do të vizitojë Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *