Lajme

Shaip Kamberi: Opozita serbe krijon idenë se Vuçiqi është më demokrat se ata

Sherri që përshkallëzoi në përleshje fizike mes deputetëve në parlamentin e Serbisë një ditë më parë, kur diskutohej për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, për deputetin shqiptar atje Shaip Kamberi, tregon retorikën serbe të viteve ’90, që nuk do të njohë realitetin e Kosovës.

“Isha dëshmitar i një seance me përleshje fizike, por brengosëse është se në Serbi kemi retorikë të viteve 90. Nuk ka sens për realitetin në Kosovë, nuk ka sens për domosdoshmërinë e pajtimin historik me Kosovën dhe për ta njohur realitetin atje. Opozita si ajo e djathtë dhe ajo proevropiane, ishte me tone të njëjta dhe të krijohet ideja se Vuçiq është më demokrat se ata. Seanca e djeshme ka kthyer Serbinë në kohën e Millosheviçit dhe andrallat e tyre se Kosova është pjesë e Serbisë”.

Lexo më shumë  Kurti: Serbia shtet mafioz, ku kryemafiozi është presidenti Vuçiq

Kamberi për A2 CNN tha se Vuçiqi ka frikë nga opozita dhe nuk ka guximin të flasë dhe t’u tregojë serbëve të vërtetën për Kosovën dhe krimet që kanë ndodhur atje.

“Vuçiq nuk e ka guximin të flasë, filloi me ton të butë, por kur opozita e kundërshtoi ai filloi me tone radikale, e më të ashpra duke përsëritur se asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën, nuk do të lejojë që të jetë pjesë e OKB dhe kjo e mban dialogun të pakuptueshëm. Vuçiq fillon me disa të vërteta, por pastaj i shmanget nga frika e opozitës. Në cilësinë e presidentit duhet të marrë përgjegjësinë, t’u thotë të vërtetën për Kosovën. Ai i shmanget, ai e fajëson perëndimin se është i njëanshëm. Vuçiq nuk merr përgjegjësinë e një burrështetasi”.

Deklaratat për një dorëheqje të mundshme të Vuçiqit, Kamberi i quan lojë politike brenda partisë së tij, që kanë vendosur të heshtin pavarësisht pëlqimit të planit franko-gjermam.

“Është një taktikë brenda partisë së tij dhe partnerët e koalicionit. Nuk është hera e parë që ofron dorëheqjen dhe kjo është një lojë politike për lojërat e brendshme. Duket sikur është i kënaqur me planin franko-gjerman por për momentin janë vendosur të heshtin”.

Kamberi e cilëson të drejtë qëndrimin e Kurtit lidhur me 6 kushtet për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë dhe thekson se Serbia po luan rolin që Kosova të jetë fajtore në rast dështimi të dialogut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *