Lajme

Vuçiq: Pala e Kosovës nuk dëshiron t’i shohë targat “KM”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova po kërkon krizë dhe të shkaktojë probleme.

Ai ka thënë se është i shqetësuar për këtë.

I pyetur se çfarë pret nga 1 gushti, kur Kosova ka paralajmëruar reciprocitet sa i përket letërnjoftimeve dhe regjistrimeve të makinave dhe nëse pala e Kosovës po gjen argumente në Marrëveshjen e Brukselit, Vuçiqi ka thënë se kur dikush dëshiron ta gjejë fajtorin në Beograd, atëherë e bën këtë me lehtësi.

“Kur flasim për targat KS dhe RKS – edhe nëse lëmë anash gjashtë pikat e Marrëveshjes së Brukselit, që janë thelbi për themelimin e Asociacionit, që nuk duan t’i përmbushin, është një kundërpyetje e thjeshtë – pse hoqët tabelat KS dhe latë vetëm RKS”, ka pyetur Vuçiq.

Lexo më shumë  Hyseni: Kosova avancon statusin në NATO, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë

Vuçiqi ka thënë se qëllimi është të mos shihen targat KM (Kosovska Mitrovica) në Kosovë.

“Përfundimi nuk janë tabelat KS e as RKS, e rëndësishme është vetëm që s’ka targa KM. Atyre nuk u interesojnë targat KS apo RKS, askush nuk shqetësohet për këtë, përveç ndoshta patrullave në detyrë që madje nuk dinë as dy vende në Kosovë për të treguar në hartë. Përfundimi është se ata nuk duan të shohin KM”, tha Vuçiqi.

Lexo më shumë  Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Targat “KM” prodhohen dhe lëshohen nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Sistemi i targave në Serbi është bazuar në qytetet dhe meqë ata e konsiderojnë Mitrovicën dhe në përgjithësi Kosovën, pjesë administrative të tyren, atëherë vazhdojnë të lëshojnë tabela me “KM”, duke mos i pranuar ato “RKS” (Republika e Kosovës).

Ka dy lloje të këtyre tabelave – ato të vjetrat, që jepeshin para vitit 1999, por edhe me sistemin e ri të tabelave në Serbi, janë prodhuar përsëri targa me iniciale të qyteteve të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *