Lajme

Vuçiq: Çdo gjë në Kosovë bëhet me aprovimin e vendeve të QUINT-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se çdo gjë në Kosovë bëhet me miratimin e vendeve të QUINT-it.

Duke folur për aksionin e kësaj jave të Policisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën në disa pjesë të vendit, përfshirë këtu edhe veriun, Vuçiq ka thënë se Britania e Madhe e ka mbështetur aksionin, dhe se nuk do ta lejoj këtë shtet që ta bëjë budalla.

“Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Britaninë e Madhe dhe gjithmonë do t’i dua, por nuk do t’i lejoj të më bëjnë budalla”, ka thënë presidenti serb në një intervistë për Prva TV.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Ai ka thënë se në këtë aspekt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më korrekte.

“Ata që dolën me deklarata se ky ishte një aksion i mrekullueshëm, turp ju qoftë! Kushdo që jeni”, ka thënë Vuçiq.

Ai e ka quajtur tregim aksionin e Njësisë Speciale në veri për të luftuar kontrabandën, duke thënë se kjo fyen inteligjencën.

“Ata shumë shpejt do të ndërmarrin një aksion tjetër të ngjashëm. Ata do të dërgojnë njësitë në ndonjë vend të banuar me shqiptarë për të thënë se po luftojnë korrupsionin dhe krimin”, ka thënë Vuçiq.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Nëse një ditë policia do trokasë në derën e Vuçiqit me një urdhërarrest në dorë, me siguri Vuçiq do thotë se po arreshtohet për hir të një marifeti politik dhe fajin e ka Kosova, dhe jo fakti që është kriminel lufte, si ish-ministër i Millosheviçit, kasapit të Ballkanit, dhe si i korruptuar i niveleve të larta tani që mban pozitën e Presidentit. Qartazi Vuçiq është i dëshpëruar dhe ska më asnjë hapsirë për të argumentuar fajet që ka bërë dhe vazhdon të bëjë, i vetmi publik i besuar i tij është populli serb dhe qeveria e Shqipërisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *