KryesoreOpinion/Aktualitet

“Vuçiç po futet në korsinë e shpejtë”, Bojken Abazi: Rama saboton çdo përpjekje për të vendosur drejtësi për Kosovën

Bojken Abazi ka komentuar takimin e mbajtur mëngjesin e sotëm midis kryeministrit Edi Rama, homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ku theksin se Rama ‘po e fut në korsinë e shpejtë ekspansionin e Serbisë“.

Përmes një postimi të ndarë në rrjetin social ‘Facebook’, kryetari i LVV në Shqipëri thekson se sot, Vuçiç doli edhe njëherë kundër njohjes së Koosvës, ndërsa mungesa e reagimit nga Rama, mund të merret si miratim. Abazi thekson se pa kaluar 3 ditë nga dialogu në Bruksel, kur Kurti i numëroi Vuçiçit gjenocidet dhe krimet e Serbisë, si dhe 11 shkelje tregtare që Serbia po kryen aktualisht, Rama po saboton çdo përpjekje për të vendosur drejtësi. 

Postimi i Bojken Abazit:

Kurti e ka frenuar ekspansionin e Serbisë, Rama po e fut në korsinë e shpejtë

Sot ka ndodhur takimi i radhës “on-line” mes Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, në kuadër të “Zonës së Novi Sadit” (të ashtuquajtur Mini-Shengen). Vuçiç ka deklaruar sërish sot publikisht si në vijim: ”nëse kushdo njeh pavarësinë e Kosovës, në atë moment nisim fushatën tonë për tërheqje të njohjeve”. Rama nuk ka publikuar asgjë nga takimi i sotëm, dhe nuk ka patur asnjë reagim për deklaratat e Vuçiçit.

Dikush mund edhe ta quajë mungesën e reagimit të Ramës si miratim në heshtje, por në fakt është kolaboracionizëm i drejtpërdrejt. Mediat kanë raportuar se në kuadër të “Zonës së Novi Sadit”, në datat 28-29 korrik, pritet të lidhen marrëveshje të reja për tregëtinë dhe lejet e punës mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tre qeveritë po planifikojnë edhe korsi të veçanta të shpejta në pikat kufitare vetëm për qytetarët dhe bizneset e këtyre tre shteteve.

Pa kaluar 3 ditë nga dialogu në Bruksel, kur KM Kurti i numëroi Vuçiçit gjenocidet dhe krimet e Serbisë, si dhe 11 shkelje tregtare që Serbia po kryen aktualisht, KM Rama saboton çdo përpjekje për të vendosur drejtësi. Serbia as nuk është penduar, as nuk ka kërkuar falje, as nuk ka hequr dorë nga synimet grabitqare, por kjo nuk po e pengon KM Rama ta ftojë Serbinë të fusë kriminelë gjenocidialë në Shqipëri nga korsia e shpejtë.

Reagimi i Abazit vjen pas takimit që u mbajt mëngjesin e sotëm mes kryeministrit Edi Rama, homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Lidhur me takimin dhe detajet, reagoi vetëm Zaev, i cili zbuloi se tre liderët kanë vendosur që të takohen më 29 korrik në Shkup për të nënshkruar marrëveshje shtesë lidhur me lehtësirat mes shteteve për tregti, ndërsa pak ditë më parë kanë firmosur një deklaratë të përbashkët. Nga ana e Ramës, nuk pati asnjë reagim.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *