Art & Kulturë

Dua Lipa korr sukses tjetër të rëndësishëm me albumin “Future Nostalgia”

Dua Lipa vazhdon të mbetet një ndër këngëtaret më të dëgjuara në të gjithë botën. Krahas shumë vlerësimeve, albumi “Future Nostalgia” vazhdon të korrë një sukses të jashtëzakonshëm.

Albumi i vlerësua si më i dëgjuari në kategorinë e femrave vitin e kaluar në Spotify. Por së fundmi, është bërë albumi i parë i një artisteje që për gjashtë muaj me radhë ka qëndruar në listën e 10-es më të mirë në Billboard 200.

Ishte Mike Adam, që e bëri me dije lajmin. “’Future Nostalgia’ nga Dua Lipa është albumi i parë nga një artiste femër që qëndroi gjashtë muaj në top 10-shen e më të mirave në ‘Billboard 200’ këtë dekadë. Urime Dua Lipa”, shkroi Adam.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *