BotaKryesore

Vuçiç emëron ambasador në Moskë mikun e njohur të familjes së Milosheviçit (çfarë shkruan për presidentin serb agjensia BTA)

Agjencia zyrtare bullgare e lajmeve “BTA” në datën 9 mars 2022 në një një analizë të saj për qendrimin e presidentit serb Vuçiç ndaj agresionit rus në Ukrainë, shkruan:

“Është koha që Brukseli të kujtojë që Vuçiç ka qenë ministër i informacionit në qeverinë e  Millosheviçit. Lidhjet midis marrëdhënieve Rusi-Serbi dhe kohës së Millosheviçit mund të dallohen fare qartë nga fakti që vetëm pak ditë më parë u caktua ambasador i Serbisë në Moskë Momçillo Babiç, një mik i ngushtë i familjes së Millosheviçit në vitet e fundit të Jugosllavisë.

Lexo më shumë  2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin, nuk justifikoi 172 mijë euro

Rezoluta e Parlamentit Europian, që dënon luftën e Rusisë në Ukrainë, kritikoi Serbinë në lidhje me refuzimin e sanksioneve ndaj Rusisë, duke theksuar se “kjo dëmton procesin e anëtarësimit të saj në BE”.

“Ambasadorit rus në Serbi i mjafton vetëm të dalë në publik me një deklaratë, ku akuzon qeverinë serbe se ka tradhëtuar miqësinë serbo-ruse në favor të atyre shteteve, që bombarduan Serbinë dhe morën Kosovën, dhe një kaos politik i pabesueshëm do të shpërthente deri në shpërbërje” – thotë Vuk Vuksanoviç, studjues në  “Qendrën për Politikën Sigurisë” në Beograd”.

Lexo më shumë  Si shërbenin institucionet fiktive serbe në Kosovë për të tërhequr para nga buxheti

Parashikimi realist thotë se nuk do të ketë ndryshim në politikën e Beogradit në drejtim të Moskës”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *