Lajme

Kurti: Kosova nuk ka marrë ndonjë kërkesë që të jetë vend transit për aeroplanët e NATO-s

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova si shtet nuk ka marrë asnjë kërkesë që të jetë vend transit i aeroplanëve ushtarak të NATO-s për të iu dorëzuar ushtrisë ukrainase.

Duke u përgjigjur në pyetjen rreth kësaj teme që ka qarkulluar në media ditëve të fundit, Kurti tha se nuk ka ndonjë kërkesë të tillë ende.

“Ne nuk kemi marrë një kërkesë të tillë deri më tani. Ndonëse Kosova nuk është vend anëtar i NATO-s, ne e kemi NATO-n në Kosovë, dëshirojmë të anëtarësohemi sa më shpejtë te jetë e mundur. I kemi bërë thirrje aleatëve tanë strategjikë që ta marrin shumë seriozisht përshpejtimin e proceseve integruese për Kosovën, në këtë rast edhe për anëtarësim në NATO”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet në Kosovë ndikuan te siguria në rajon, dërguam 1,000 trupa

Por, kryeministri tha se nëse vjen një kërkesë e tillë, do të ketë përgjigje në kohë rekord.

“Nuk e kemi një kërkesë të tillë, kur ta marrim me Qeverinë e Republikës së Kosovë, me Presidenten, me Kuvendin dhe ministrat e linjës padyshim që do ta trajtojmë dhe do të japim në kohë rekodrde përgjigjen e duhur”, deklaroi Kurti para gazetarëve.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës me 24 shkurt. Përkundër sanksioneve të rënda ekonomike, Moska po vazhdon operacionin e saj ushtarak në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *