Bota

Vritet vajza e Duginit në Moskë, ideologut të Putinit, dyshohet për atentat

Daria Dugina, 30 vjeç, analiste politike dhe vajza e Aleksandër Dugin, i konsideruar “ideologu i Putinit”, vdiq pas shpërthimit të makinës së saj në periferi të Moskës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:45 me orën lokale pranë fshatit Velyki Vyazomi, 20 kilometra në perëndim të kryeqytetit rus.

Komiteti Hetimor Rus tha se dikush planifikoi dhe urdhëroi shpërthimin e makinës që vrau Darya Dugina, bazuar në provat e mbledhura tashmë nga shpërthimi.

“Duke marrë parasysh të dhënat e marra tashmë, hetimi beson se krimi ishte i planifikuar paraprakisht dhe ishte i urdhëruar”, tha komiteti hetimor në një deklaratë të dielën.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Sipas informacioneve paraprake, gruaja drejtonte një makinë “Toyota Land Cruiser Prado” në pronësi të babait të saj, në të cilën nuk kishte pasagjerë të tjerë.

Pas shpërthimit, disa dëshmitarë thanë se makina u përmbys dhe doli nga rruga. Trupi i djegur i viktimës u gjet nga ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje.

Në disa video të publikuara në internet shihet Dugin i dëshpëruar, me duart në kokë, pak metra larg makinës që digjej.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Aleksander Dugin konsiderohet si ideologu i Putinit dhe person shumë i afërt i tij. Pas autoritarizmit, supresimit të opozitarizmit, “denazifikimeve”, rikthimit të perandorisë ruse dhe krimeve kundër njerëzimit që prodhojnë këto linja qëndron edhe një teorizim ideologjik që e justifikon, me pretendimin se e legjitimon të gjithën. Dhe emri i kësaj tentative pseudo-teorike është pikërisht ai i Aleksandër Duginit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *