Bota

Vritet një kryetare qyteti një ditë pasi Meksika festoi zgjedhjen e presidentes së parë grua

Është vrarë të martën kryetarja e qytetit Cotija të Meksikës, Yolanda Sanchez, vetëm pak orë pasi shteti po festonte zgjedhjen e Claudia Sheinbaum për presidenten e parë grua.

Sanchez e kishte udhëhequr qytetin që nga shtatori i vitit 2021.

Ajo ishte gruaja e parë që ishte zgjedhur për këtë post, raporton BBC.

Përhapja e dhunës ndaj politikanëve i ka lënë nën hije zgjedhjet e përgjithshme të Meksikë, në të cilat dy gra garuan për postin më të lartë të vendit.

Lexo më shumë  SHBA i drejtohet teknologjisë ukrainase kundër dronëve pas sulmeve nga Irani

Raportohet se Sanchezit i është zënë prita nga sulmuesi në qendër të Cotijas, të hënën.

Mediat lokale raportojnë se ajo ishte qëlluar 19 herë dhe ka vdekur në spital pak pas sulmit. Truproja e saj është vrarë po ashtu.

Asnjë arrestim nuk është bërë në lidhje me sulmin, mirëpo supozohet se sulmuesi i përket një grupi të krimit të organizuar. 

Lexo më shumë  Zelensky nënshkruan ligjin që integron tregun e energjisë së Ukrainës me BE-në

Sanchez raportohet se kishte marrë disa herë kërcënime me vdekje, prej që ishte vënë në krye të detyrës, në shtator të vitit 2021.

Rruga Press

YouTube player