KryesoreLajme

Kurti për përgjimet e Kusari-Lilës: Situatë e montuar, qytetarët e dinë kush ka bashkëpunuar me Radoiçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për përgjimet e reja që janë publikuar ku dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila duke biseduar me kriminelin serb, Milan Radoiçiq, përgjegjësin kryesor të sulmit në Banjskë.

Kurti ka thënë se për këtë rast zëdhënësi i LVV-së, ka dhënë përgjigjen e saktë, derisa ka shtuar se qytetarët e dinë se pse Radoiçiqi tash po ikë e dikur ishte në kryeministri.

“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radojiçiqin edhe e kanë shumë të qartë pse Radojiçiq ka ikur tash dhe e dikur ishte në Kryeministri. Për këtë zëdhënësi i subjektit ku unë jam kryetar i LVV-së, Arlind Manxhuka e ka dhënë përgjigjen e saktë”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Shqipëria po konsumon gjithnjë e më shumë ushqime të importuara, ndërsa prodhimi vendas vijon të bjerë

Kryeministri para gazetarëve shtoi se “ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe tryesnia do të duhej të ishte që të ketë aktakuzë ndaj tij”.

Teksa u pyet edhe nëse do të merren masa ndaj Kusari-Lilës, Kurti tha “po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di si është marr e ku është marr, si u pre e nga kush u organizua. Por edhe një herë unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare e VV-së për këso gjerash ka komisione, nuk e ka VV-ja kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar ndokush”.

Lexo më shumë  Zjarri vijon të djegë pyjet në Dardhë të Librazhdit, zjarrfikësit në këmbë luftojnë me lopata

Rruga Press

YouTube player