Lajme

(Video) Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, qytetarët në protestë: Dorëheqje, jeni vrasës

Nis protesta në Tiranë para Ministrisë së Brendshme, e thirrur nga Shoqëria Civile nën moton: “Nuk e vrau varka, por shteti”.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase, i cili më parë kishte mbajtur edhe postin e kreut të Komisariatit të Himarës.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Shoqëria civile ka bërë thirrje për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, duke i bërë përgjegjës për ngjarjen tragjike.

Qytetarët kanë ardhur me pankarta duke dënuar vrasjen e vogëlushes, ndërsa shihet një numër i madh efektivësh policie.

Poashtu, shihen edhe policë të lokalizuar në tarracën e Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve aty përreth.

Qytetarët momentalisht janë mbledhur në zonën e Pedonales, ndërsa policia ka formuar një kordon duke i ndaluar që të mblidhen në sheshin para hyrjes së ministrisë.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Nga ana tjetër, qytetarët shprehen se ngjarja është shumë e rëndë dhe se policia nuk ka marrë masa në sezonin turistik.

Qytetarët kanë bërë thirrje për dorëheqje të ministrave përgjegjës dhe shefit të policisë, duke thirrur në drejtim të Ministrisë së Brendshme: Ju jeni vrasës!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *