Lajme

‘Me gjakftohtësi bëri një manovër dhe deti u bë i kuq’. Dëshmitari rrëfen me detaje ngjarjen në Himarë

Erind Çelmeta, një prej pushueseve i cili ndodhej në plazhin e Potamit në Himarë ditën e djeshme, ka treguar se Arjan Tase, ka kryer me gjakftohtësi manovrën teksa drejtonte mjetin lundrues, duke i marrë jetën një fëmije të mitur 7 vjeç.

Dëshmitari okular i tragjedisë në Himarë, ka rrëfyer me detaje dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Gjatë një interviste të dhënë për EuroNews, Çelmeta rrëfen se ishte duke konsumuar një kafe 10 metra larg bregut, në momentin që në plazhin e Potamit afrua skafi i bardhë me dy motorë të fuqishëm.

Sipas tij, në momentin e parë skafi u vendos paralel me bregun duke shkaktuar frikë dhe panik te fëmijët dhe prindërit e tyre që po laheshin në breg.

Ai shton se kur njerëzit filluan të bërtësnin, drejtuesi i skafit, ish-komisari Arjan Tase, me gjakftohtësi ka bërë një manovër të rrezikshme si xhirim gomash duke i marrë jetën vogëlushes.

“Isha me dy miqtë e mi dhe po konsumonim një kafe rreth 10 metra larg vendit të ngjarjes, në breg të detit, kur një skaf është afruar shumë pranë bregut.

Personi është afruar me skafin e tij, ka qenë një skaf i madh i bardhë, me dy motor të fuqishëm dhe është afruar shumë afër bregut të detit. Bregu i detit ka qenë plot me pushues të tjerë, kanë qenë shumë fëmijë, shumë prindër të cilët ishin bashkë me fëmijët e tyre po laheshin në një thellësi jo më shumë se 1 metra, shumë pranë bregut.

Lexo më shumë  Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Kjo është një zonë që gumëzhin nga lojërat e fëmijëve, është një zonë e frekuentuar shumë nga fëmijët.

Në momentin e afrimit të gomones, personi së bashku me një grua tjetër e cila ishte me rroba banjo të zeza, po priste 5 apo 6 persona të cilët do t’i hipnin skafit.

Në ato momente, pasi këta persona kanë hipur, personi ka tentuar të bëjë mbrapa, të zmbrapset nga bregu dhe në atë moment ne u alarmuan. Miku im u ngrit me vrap për të shkuar.

Të gjithë pushuesit i bërtitën skafistit të ndalonte, sepse në atë momente që ai bëri mbrapa dhe u vu paralel me bregun e detit të gjithë fëmijët dhe njerëzit u lemeritën. Sepse skafi me këtë lëvizje i kaloi sipër pushuesve dhe njerëzve që po notonin aty. Skafi i kaloi sipër dhe babait të vajzës.

Lexo më shumë  Qeveria miratoi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2025-2027

Të gjithë po i thonim stop por personi nuk na dëgjoi. Ai ishte dhe momenti fatal, momenti i dytë kur nga paralel nga bregu i detit bëri një manovër si xhirim gomash.

Ajo manovër u bë me shumë gjakftohtësi dhe menjëherë sa skafi filloi të bënte atë manovër shumë të shpejtë, me një fuqi shumë të madhe motorike, aty pamë që deti filloi të bëhej i kuq i gjithi. Njerëzit të gjithë vrapuan dhe tentuan ta tërhiqnin skafin drejt bregut se ai person ishte aq gjakftohtë sa tentoi të largohej, edhe pasi kishte goditur vajzën. Pas kësaj pashë babain që nxorri vajzën, trupi i saj ishte e sakatuar. Nuk do më hiqet kurrë nga mendja ai imazh”, tha ai.

Ai theksoi gjithashtu se ishte babai i vajzës ai i cili nxori vogëlushen e sakatuar nga deti.

“Kjo dëshmi e imja është e njëjtë dhe me të dy miqtë e mi. Babai i vajzës ishte në det, babai i vajzës luftoi me skafin. E shihnim kokën e babait që shkonte anash skafit, njëherë nga ana tjetër e skafit. Me sa pamë ne ishte babai i vajzës ai i cili e nxori”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *