BallinaLajme

Vrasja e 25-vjeçarit, takim urgjent në Prokurorinë e Tiranës, akuza kërkon “arrest me burg” për policin

Një takim urgjent për hetimin e ngjarjes ku mbeti i vrarë shtetasi 25-vjeçar Klodian Rasha është duke u zhvilluar në këto momente në Prokurorinë e Tiranës.

Drejtori i ShÇBA-së dhe strukturat e tjera hetimore po analizojnë ngjarjen me detaje si dhe po nxjerrin detyrat për hetimin objektiv te çështjes.

Sipas asaj që mëson Ora News, në takim marrin pjesë Drejtuesi i Prokurorisë Tiranë, Elizabeta Imeraj, grupi hetimor që drejtohet nga Prokurori Ardian Braho dhe pjesëtarë nga Policia e Shtetit.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Ndërkohë është dërguar në Gjykatë nga ana e Prokurorisë kërkesa për caktim masë sigurimi personal “Arrest me burg” për të dyshuarin, efektivin e Policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Klodian Rasha humbi jetën në spital pasi u qëllua nga efektivi i “Shqiponjës” mëngjesin e 8 dhjetorit shumë pranë banesës së tij.

YouTube player