KryesoreLajme

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, ekstremisti prorus u arratis në Beorgrad pas vrasjes! Partia e tij akuzonte shqiptarët

Detaje të reja janë zbuluar pas vrasjes makabre të 14-vjeçares nga Shkupi Vanja Gjorçevska e cila u rrëbye, u drogua dhe u vra nga 5 persona, 4 prej të cilëve të ndaluar nga policia. I përfshirë ishte edhe i ati i vajzës i cili informonte autorët për lëvizjet e vajzës së tij! Personi i pestë ka arritur të arratiset direkt pas vrasjës drejt Beogradit përmes avokatit të tij dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Lupço Palevskin, ekstremistin pro rus dhe kreun e partisë “E treta” në Maqedoninë e Veriut me bindje të së djathtës ekstreme.

Pas vrasjes të së miturës, në faqet zyrtare të partisë së Palevskit është propaganduar se krimi është bërë nga shqiptarët për t’i dhënë ngjarjes një konotacion etnik.

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Për Palevskin është prenoncuar edhe avokati i tij. Ai mohoi të kishte dijeni për vrasjen ku ishte i përfshirë Palevski dhe se ja kishte kërkuar si “nder” për ta çuar në Beograd për disa ekzaminime. Ndër të tjera ai zbuloi se Palevski kishte planifikuar për të shkuar në Stamboll pas Beogradit.

“Më kërkoi ta çoja në Beograd sepse nuk kishte automjet. Nuk kisha lidhje me këtë çështje. Di që i është dashur të shkojë në Beograd, me tha për disa ekzaminime. Nëse është kështu, i thashë, do të të marr. Nuk i dija këto gjëra. Unë u ktheva në Shkup, ai qëndroi sepse duhej të bënte ekzaminim të nesërmen dhe më tha nëse gjithçka është mirë, do të kthehet. Ai më tha se do të shkojë në Stamboll. Kur u ktheva, policia më kontrolloi, më pyeti dhe pastaj u tregova të vërtetën”, thotë avokati Vasko Stojkov në një prononcim për Televizionin Telma.

YouTube player