Lajme

Vrasja e së miturës në Shkup, autorët e rrëmbyen, e droguan dhe e vranë, bashkëpunëtor edhe i ati! Një prej vrasësve, kreu i një partie proruse

Maqedonia është tronditur nga vrasja e 14-vjeçares nga Shkupi, Vanja Gjorçevska. Lidhur me ngjarjen tronditëse, janë ndaluar tre persona si të dyshuarit kryesorë për vdekjen e së miturës. Bëhet fjalë për, Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar rrëmbimin e viktimës dhe vrasjen e saj. Detaje edhe më të rënda janë zbardhur nga konferenca për shtyp e autoriteteve maqedonase të cilët bënë me dije se ka edhe dy persona të tjerë të implikuar në këtë krim makabër, një prej tyre rezulton të jetë edhe vetë i ati i së miturës (i arrestuar), i cili sipas autoriteteve ka ndihmuar autorët me informacione të hollësishme për gjurmimin e vajzës së tij ndërsa organizatori i krimit, i cili ka kryer edhe vrasjen është në arrati. Ky i fundit është identifikuar nga autoritetet maqedonase.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Kush është Lupço Palevski, filorusi dhe kreu i partisë të së djathës ekstreme në Maqedoni

Personi i pestë i përfshirë në ngjarjen makabre është Lupço Palevski i cili direkt pas ngjarjes është arratisur me makinën e tij së bashku me avokatin. Palevski në fakt nuk është emër i panjohur në Maqedoninë e Veriut. Ai është kreu i partisë së ekstremit të djathtë në Maqedoni me bindje pro ruse si dhe gjithashtu zotëron biznese pa leje po në atë zonë.

Vrasja e së miturës, dinamika e ngjarjes

Që prej 19 nëntorit e mitura, Vanja Gjorçevska rezultonte e zhdukur. Në rrethana ende të pazbardhura, trupi i pajetë i viktimës është gjetur këtë të hënë. Ministri i Brendshëm i RMV, Oliver Spasovski zbardhi detajet rrëqethëse nga ngjarja në fjalë. Ai zbuloi se e mitura ishte rrëmbyer dhe ishte vendosur me forcë në bagazhin e automjetit tip “Citroen” pasi i kishin lidhur duart e këmbët dhe e kishin droguar për ta vënë në gjumë.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Mjeti i cili u përdor për të rrëmbyer dhe vrarë të miturën rezulton të jetë në pronësinë e një tjetër viktime, 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski i cili gjithashtu është vrarë nga të njëjtët ekzekutorë të së miturës. Sidoqoftë, nuk rezulton që mes tij dhe të miturës të ketë lidhje konkrete, i moshuari ka qenë një tjetër objektiv i autorëve.

Tre autorët e arrestuar

YouTube player