Lajme

Vjosa Osmani viziton shtëpinë e heroit të kombit: Simbol i dijes dhe guximit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vizituar ditën e sotme familjen e heroit të Kombit Ismet Rrahmani për të kujtuar veprën e tij historike. Osmani shprehet se Ismeti e shndërroi misionin për arsimimin e brezave në mision për liri dhe edukoi shumë breza duke u bërë model i kombinimit të dijes dhe guximit.

“Sot, në përvjetorin e heroit të kombit, Ismet Rrahmani, vizitova familjen e tij në Açarevë të Skënderajt, për ta kujtuar bashkë me familjen dhe miqtë e tij veprën heroike të tij për atdheun dhe kombin.

Ismeti e shndërroi misionin për arsimimin e brezave në mision për liri. Si mësues ai edukoi shumë breza, por u transformua në luftëtar të lirisë, duke u bërë model i kombinimit të dijes dhe guximit. Këtyre idealeve ua kushtoi tërë jetën, deri në ditën që e përmbylli angazhimin e tij jetësor në shërbim të vendit, duke rënë në altarin e lirisë”, shkruan Osmani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *