Lajme

FOTO/ Dalin detaje të reja nga vizita gruas së Tony Blair në Shqipëri

Mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ndodhej Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Lapsi.al raportoi se ajo ishte në prani të drejtorit të komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, një nga njerëzit më të besuar të Edi Ramës.

Së bashku me zyrtarë të ministrisë së jashtme ata janë parë në një nga restorantet luksoze të qendrës së Tiranës me menu italiane. Por 3 ditë më parë, Cherie Blair ka qenë në Sarandë. E konfirmon këtë njëri prej restoranteve të këtij qyteti me anë të një dedikimi që Cherie Blair ka lënë për restorant “Harmony”.

Lexo më shumë  Kurti: Jemi të hapur të adresojmë shqetësimet e mediave

Pak ditë më parë edhe Tony Blair ishte në Shkup ku takoi kryeministrin Zoran Zaev. Me shumë mundësi çifti Blair ka qenë së bashku në vizitën e tyre në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Tony Blair ka qenë një konsulent i qeverisë së kryeministrit Rama në 2103-ën. Tashmë duket se vendin e tij e ka marrë Cherie që po konsulton qeverinë shqiptare. Cherie drejton prej vitesh një kompani konsulence që shtrihet në fushën e arbitrazheve, një sektor ku qeveria e Ramës ka hapur një gropë miliona eurosh. 

Tony Blair momentalisht është këshilltar i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e si duket Blair po organizon takime në lidhje me projektin neojugosllav minishengenin, apo ndryshe Open Balkan.

Me sa duket, të vetmit ithtar të politikave serbomadhe, janë pensionistët e politikës Blair dhe Grenell.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *