Lajme

Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për tragjedinë në Tetovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për tragjedinë në Spitalin e Tetovës.

Po ashtu telegrami i ngushëllimit ka shkuar edhe për Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

“E prekur thellësisht nga aksidenti tragjik në Spitalin Covid të Tetovës, j’ua përcjellë ngushëllimet e mia familjeve që humbën më të dashurit, Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe kryetares së Tetovës, znj.Teuta Arifi”, është shprehur Osmani.

Lexo më shumë  Në prag të vitit të ri akademik, qiratë në Tiranë rriten deri në 25% rëndojnë xhepat e familjeve, konviktet nuk përballojnë fluksin e studentëve

“Në këto çaste të dhimbshme bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit dhe lutemi për shërim të shpejtë të të  lënduarve!”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *