Lajme

Vjosa Osmani pritet të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme për komunat në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në veri të vendit.

Përmes një njoftimi nga Presidenca, bëhet e ditur se Osmani ka ftuar subjektet politike për konsultim për të caktuar datën.

Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor, ku pritet të vendoset data për zgjedhje në komunat, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok.

“Presidentja Osmani fton subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të veriut të vendit. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, sot u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Lexo më shumë  Anëtarësimi i Kosovës në KiE. Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.

Kjo protestë u mbajt një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhduar të paraqesin dorëheqjet e tyre në institucionet e Kosovës.

Lexo më shumë  Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente  

Dhjetë deputetët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kanë dorëzuar të hënën dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *