Bota

Vjenë, mijëra vetë protestojnë kundër masave bllokuese

Mijëra vetë protestuan në Vjenë të shtunën kundër kufizimeve për të frenuar pandeminë e koronavirusit.

Përballë rritjes së infeksioneve ditore, muajin e kaluar, Austria u bë vendi i parë në Evropën Perëndimore që rivendosi masat e bllokimit. Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu se do ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin duke filluar nga muaji shkurt.

Protestuesit mbanin pankarte ku shkruhej: “Unë vendos vetë”, “Ta bëjmë Austrinë të madhërishme sërish” e “Zgjedhje të reja”, një shenjë e problemeve politike në këtë vend, i cili brenda dy muajsh, ka patur tre kancelarë.

Lexo më shumë  Zbulohen 392 palestinezët e varrosur të gjallë nga ushtria izraelite në varrezat masive të spitalit Nasser

Rreth 1200 oficerë policie monitoruan protestën. Policia tha se do t’u kujtonte marshuesve të mbanin maska dhe se do të ngrinin akuza ndaj atyre që nuk do ta bënin një gjë të tillë.

Këtë javë një komision parlamentar miratoi dyfishimin e kohëzgjatjes së masave kufizuese, në 20 ditë, për të cilën qeveria ka thënë se do të jetë afati maksimal.

Lexo më shumë  Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Austria, një vend me 8.9 milionë banorë, ka raportuar rreth 1.2 milionë raste me koronavirusit dhe më shumë se 12,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Rastet e infeksioneve të reja kanë rënë që nga fillimi i bllokimit./voa/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *